Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBULUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i mbulueshëm; aftësia për t’u mbuluar ose për të mbuluar dikë apo diçka; kund. pambulueshmëri. Radio me mbulueshmëri rajonale. Rrjetet e internetit brenda hapësirës së mbulueshmërisë. Siguroj mbulueshmëri të telefonisë celulare. Mbulueshmëri e pagës në masën 70% gjashtë muajt e parë pas lindjes.
PAMBULUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pambulueshëm, mungesë mbulueshmërie; vetia e diçkaje që është e pambulueshme; kund. mbulueshmëri. Pambulueshmëri e kostos së prodhimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë