Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pambukore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MITAN

MITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [MINTÁN,~I m. sh. ~E, ~ET] 1. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngëkopsitet përpara. Veshi mitanin e leshtë. Mban mitan të zi (të bardhë, të kuq). Po qëndiste një mitan. Ka mitan nusesh (grash, burrash).
2. Këmishë e thjeshtë prej pëlhurebardhë.
3. Xhaketë doku e mbushur me pambuk, pambukore.
Sin.: jelek, këmishë, pambukore, xhaketë.

PAMBUK

PAMBÚK mb. 1. Shumë i butë. Me duar (me llërë) pambuk.
2. fig. Shumë i urtë e i butë, që nuk e ngre zërin për asgjë (për njeriun); i butë e i ëmbël (për zërin, për fjalët). Është pambuk. E ka zërin pambuk. I ka fjalët pambuk.
Sin.: i butë, i ëmbël, pambukore, pambukje.

PAMBUKORE

PAMBUKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me pambuk. Punuanpambukore.
2. Xhaketë, e mbushur përbrenda me pambuk. Veshi (hoqi) pambukoren.
3. bot. Sëmundja që u bie disa pemëve e që shfaqet me plagëlastarëtrajtën e një shkume të bardhë, sidomos pranë sythave dhe nyjave.
4. zool. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa pambukore: Pambukorja e agrumeve (lat. Pseudococus citri) insekt rreth 3 mm me trupbardhë, që ushqehet me limfën e agrumeve, por dhebimëtjera. Pambukore e ullirit (lat. Saissetia oleae) insekt me ngjyrëbardhë, që ha lastarët e ullirit, por dhebimëvetjera.
Sin.: xhup, gozhup, peliçe, mitan.

XHUP

XHUP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Veshje e sipërme si xhaketë e trashë, e mbushur me pambuk, me pupla, me mikrofibër, me vatinë etj., zakonisht e rrahur me tegela, që vishet në kohë të freskët a në kohë të ftohtë. Xhup i lehtë (i rëndë). Xhup i ngrohtë. Xhup i hollë (i trashë). Xhup i shkurtër (i gjatë). Xhup lëkure (pambuku). Veshi xhupin.

2. etnogr. Veshje e sipërme grash, në disa krahina edhe veshje burrash, prej shajaku të bardhë, e gjatë deri në mes e zakonisht pa mëngë, e qëndisur në shpinë e tek ijët. Xhup i qëndisur.

3. Triko leshi. I thuri një xhup.

Sin.: jelek, pambukore, gozhup, triko.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.