Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBRÓJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të mbrohet; kund. i pambrojtshëm. Vend i mbrojtshëm.
PAMBROJTSHMËRÍ,~A f. Të qenët i pambrojtshëm; vetia e diçkaje që është e pambrojtshme; kund. mbrojtshmëri. Pambrojtshmëria e një teze (e një pretendimi).
PAMBRÓJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk i ka kushtet e domosdoshme për ta mbrojtur; që nuk mund të mbrohet, që s’ka se si të mbrohet; kund. i mbrojtshëm. Vend (pozicion) i pambrojtshëm.
2. Që nuk u qëndron dot fakteve e arsyetimeve; që nuk është i mbështetur e i argumentuar mirë; kund. i mbrojtshëm. Tezë e pambrojtshme. Pohim (mendim) i pambrojtshëm.
✱Sin.: i paargumentuar, i paarsyetuar, i pambrojtur.
PAPËRLÍGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të pranohet si i drejtë a i rregullt; që nuk mund të përligjet; kund. i ligjshëm. Vendim (qëndrim, veprim) i papërligjshëm. Përgjim i papërligjshëm. Shkencërisht i papërligjshëm.
✱Sin.: i papërligjur, i pamotivueshëm, i padrejtë, i pambrojtshëm, i paarsyeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë