Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMBRÓJTJE (i, e) mb. 1. Që nuk ka njeri për ta ndihmuar e për t’i dalë krah. Njeri i pambrojtje.
2. Që është i detyruar t’i përballojë vetë vështirësitë e të papriturat e jetës. Grua e pambrojtje.
✱Sin.: i pambrojtur, i pambrojë, i papërkrahje, i pakrah.
PAMBRÓJTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i mbrojtur; që është i papërgatitur për të përballuar një sulm; që nuk ka armë për të kundërshtuar dhunën; kund. i mbrojtur. Vend i pambrojtur. Qytet i pambrojtur.
2. Që është i hapur përballë veprimeve dëmprurëse a të rrezikshme, i zbuluar; kund. i mbrojtur. Ndërtesë e pambrojtur. Në vende të pambrojtura.
3. I pambrojtje; kund. i mbrojtur. Ishin jetimë e të pambrojtur.
✱Sin.: i zbuluar, i pambrojtje.
PANDÍHMË (i, e) mb. Që nuk ka ndihmë a përkrahje nga dikush tjetër për të përballuar jetën.
✱Sin.: i papërkrahje, i pambrojtje, i pamiq, i pashoq, i pambështetje, i vetëm.
PAPËRKRÁHJE (i, e) mb. Që nuk ka ndonjë të afërm a dikë tjetër, i cili t’i dalë krah a ta ndihmojë; i pambështetje. Njeri i papërkrahje.
✱Sin.: i pambështetje, i pandihmë, i pambrojtje, i panjeri, i pamiq, i vetëm, bishtprerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë