Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAMBÁTHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i mbathur; që nuk ka veshur gjë në këmbë; kund. i mbathur. Fytyrëvrarë, i pambathur e i paveshur.
2. Që nuk është mbathur me dhe (për një pemë, për një bimë prashitëse etj.), i papërdherë. Bimë të pambathura.
3. Që nuk i kanë mbathur potkonj (për kafshët shtëpiake njëthundrake). Kalë i pambathur.
PAPRASHÍTUR (i, e) mb. Që nuk është prashitur (për bimët e tokën); kund. i prashitur. Misër i paprashitur. Perime të paprashitura. Arë e paprashitur.
✱Sin.: i pambathur, i papërdherë.
PAPËRDHÉRË (i, e) mb. Që nuk është përdherë, i pambathur, i paprashitur; kund. i përdherë.
✱Sin.: i pambathur, i paprashitur.
PAVÉSHUR (i, e) 1. Që nuk është veshur, që nuk është përdorur; kund. i veshur. Kostum i paveshur (fustan). Këpucë të paveshura.
2. Që nuk është i veshur si duhet, i varfër; kund. i veshur.
3. Që nuk ka bimësi (për një kodër, mal etj.); kund. i veshur.
✱Sin.: i papërdorur, i pavënë, i ri, i pambathur, i zhveshur, i varfër, i papyllëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë