Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELIKSÍR,~I m. 1. Përgatesë me të cilën shkencëtarët e mesjetës shpresonin t’i kthenin të gjitha metalet në ar ose ta zgjasnin jetën e njeriut pambarimisht. Alkimisti jetoi për të zbuluar eliksirin. Mendoi se gjeti një eliksir.
2. fig. Ilaç që i shëron të gjitha sëmundjet. Shtoji eliksirin e dashurisë. Fshati me eliksirin e jetës së shëndetshme. Zbuloni një eliksir joshës që do t’ju magjepsë.
PAFUNDËSÍSHT ndajf. 1. Pa cak në hapësirë, në kohë ose si sasi, në mënyrë të pafundme.
2. Shumë, jashtëzakonisht. Pafundësisht i gjatë (i gjerë, i largët).
✱Sin.: pambarimisht, shumë, jashtëzakonisht.
PAMBARIMÍSHT ndajf., libr. 1. Pa mbarim. Kohë pambarimisht e gjatë. Rritet (zgjatet) pambarimisht. Zmadhoj (zvogëloj) pambarimisht.
2. mat. Në mënyrë të pafundme; pafundësisht. Madhësi (gjatësi) pambarimisht e vogël. Shpejtësi pambarimisht e madhe.
POSHTËRÚESHËM ndajf. Në mënyrë poshtëruese. Për këtë poet është shkruar pambarimisht mirë, lavdërueshëm, madhërueshëm dhe pambarimisht keq, humnerueshëm, poshtërueshëm.
PËRSHTYPJELË́NËS,~E mb. Që të lë përshtypje, përshtypjebërës. Kjo ishte pambarimisht shumë përshtypjelënëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë