Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pamënjanueshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËNJANUESHËM

MËNJANÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mundshmanget, që mundeliminohet, që mundmënjanohet; kund. i pamënjanueshëm. Duhanpirja është një nga faktorët e mënjanueshëm. Mbipopullimi i poliklinikave është i mënjanueshëm. Kthehet në një hallkëmënjanueshme.
Sin.: i shmangshëm, i eliminueshëm.

PAEVITUESHËM

PAEVITÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pashmangshëm, i pamënjanueshëm; kund. i evitueshëm. Aksident i paevitueshëm.

PAMËNJANUESHËM

PAMËNJANÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund t’i shmangesh, që do të ndodhë patjetër; i pashmangshëm; kund. i mënjanueshëm. Dukuri e pamënjanueshme. Aksident i pamënjanueshëm.

PAPAJTUESHËM

PAPAJTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk pajtohet me mendimet e me qëndrimet e një tjetri; kund. i pajtueshëm. I papajtueshëm me të metat.
2.mban qëndrimprerë kundër dikujt a diçkajepapranueshme. Kritikë e papajtueshme.
3. ështëkundërshtimhapët e të pamënjanueshëm me diçka tjetër, që nuk pajtohet me të. Nocione (ide, mendime, pikëpamje) të papajtueshme.
4.bëhet pa zbutje e pa lëshime, që ka dallimemëdha e kundërti me diçka tjetër. Luftë e papajtueshme. Qëndrim i papajtueshëm.
Sin.: i rreptë, i prerë, i betuar.

PASHMANGSHËM

PASHMÁNGSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mundmënjanohet, të largohet a të ndalohet, që s’mundshmanget; që do të bëhet a do të ndodhë patjetër; kund. i shmangshëm. Fitore e pashmangshme. Pasoja (përfundime) të pashmangshme. Fundi i pashmangshëm. Humbje (vdekje) e pashmangshme. Ndërhyrja në tru është e pashmangshme.
Sin.: i pamënjanueshëm, i nevojshëm, i domosdoshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.