Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PALUHATSHMËRÍ,~A f. Të qenët i paluhatshëm; veti e diçkaje që është e paluhatshme; kund. luhatshmëri.
PALUHÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që i përmbahet me këmbëngulje një qëndrimi ose një vendimi, që nuk luhatet, i palëkundshëm, i vendosur; kund. i luhatshëm. Tension i paluhatshëm.
✱Sin.: i palëkundshëm, i palëvizshëm, i qëndrueshëm, i stabilizuar.
PALËKÚNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të lëkundet, shumë i qëndrueshëm; kund. i lëkundshëm. Themel i palëkundshëm. Mure të palëkundshëm.
2. fig. Që u përmbahet me vendosmëri mendimeve e qëndrimeve të veta, që nuk e ndryshon në asnjë rast sjelljen e qëndrimin e tij, i vendosur, i patundur; i fortë, i qëndrueshëm; kund. i lëkundshëm. Njeri i palëkundshëm. Me vullnet të palëkundshëm. Miqësi e palëkundshme. Bindje e palëkundshme. Mendim i palëkundshëm.
✱Sin.: i palëkundur, i patundshëm, i patundur, i paluhatshëm, i qëndrueshëm, i paluajtshëm, i vendosur, i papërkulshëm, i padiskutueshëm, i papajtueshëm, i fortë, i shëndoshë, besnik, parimor.
VENDÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka aftësinë të marrë shpejt e në kohën e duhur një vendim dhe që e zbaton atë deri në fund pa u trembur nga vështirësitë e pengesat; që u përmbahet ideve a synimeve të tij dhe nuk lëkundet për t'i vënë ato në jetë; i palëkundur, i patundur. Njeri i vendosur. Luftëtar i vendosur. Udhëheqje e vendosur. Është i vendosur ta çojë deri në fund punën.
2. Që shpreh a që tregon vendosmëri; që nuk lë vend për kundërshtime, i prerë; që bëhet me forcë e me vendosmëri; kund. i pavendosur. Përgjigje (protestë) e vendosur. Me ton të vendosur. Qëndrim i vendosur.
3. Që nuk mund të rishqyrtohet e të ndryshohet, sepse për të është marrë një vendim përfundimtar. Çështje e vendosur.
✱Sin.: i patundshëm, i patrandshëm, i paluhatshëm, i qëndrueshëm, këmbëngulës, i prerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë