Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PALÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj më dysh a në shumë palë një rrobë, një letër etj., e bëj palë; i përthyej anën që të bëhet me palë; kund. shpalos. Palos gazetën (letrën). Palos çarçafët (batanijet). Palos ndërresat (rrobat). Palos më dysh (më tresh). E palosi në cep.
2. Mbledh e afroj pjesët e një sendi a të një mjeti, që përbëhet nga copa të lëvizshme. Palos karrigen (shkallët).
3. spec. E vë palë-palë; e përthyej disa herë që të mblidhet palë në një të tërë. Palos librin (revistën) (shtypshkr.).
4. Përkul më dysh, përthyej. Palos trupin. Palos këmbët.
5. E thyej dhe e rrëzoj përtokë. Era e palosi grurin.
6. bised. E shtyp dikë keq sa e bëj petë. E palosi makina.
7. bised. E vras dikë dhe e bëj të bjerë, e lë në vend të vdekur. E palosi përtokë. E palosi me një të shtënë.
8. I bëj fiqtë palë.
✱Sin.: kthej, palëtoj, paloj, palëzoj, përthyej, thyej, përthyej, mbledh, mbështjell, krahishtoj, rrëzoj, vras.
♦ Palosi (përveshi) *buzët (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë