Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKALKULÚAR (i, e) mb. Që nuk është i kalkuluar; që nuk është kalkuluar; i pallogaritur; kund. i kalkuluar. Vendim i pamenduar, i gabuar, i pakalkuluar. Tërheqje e pakalkuluar e trupave.
PALLOGARÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i llogaritur; i panjehsuar; kund. i llogaritur, i njehsuar.
2. I pallogaritshëm. Dëm i pallogaritur.
PANJEHSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i njehsuar; i pallogaritur; kund. i njehsuar.
✱Sin.: i pallogaritur, i panumëruar, i panjehur.
PAPËRPÍKTË (i, e) mb. 1. Që nuk është njehsuar, matur a vlerësuar me përpikëri; jo i përpiktë; kund. i përpiktë. Përfundim i papërpiktë. Përshkrim i papërpiktë.
2. Që e bën punën a detyrën pa kujdes, pa rregull e me të meta; kund. i përpiktë. Njeri i papërpiktë.
3. Që nuk i përmbahet orës ose afatit të caktuar për diçka ose një zotimi që ka marrë përsipër; kund. i përpiktë. Është i papërpiktë në punë.
✱Sin.: i pasaktë, i panjehsuar, i pallogaritur, i pamatur, i pavlerësuar, i pakujdes, i parregullt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë