Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pallaskë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREZ

BREZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që përdoretdisa krahina për ta ngjeshur në mes, duke e mbështjellë disa herë rreth e rreth; rrip i gjerë prej lëkure, prej metali etj., që ngjishet në mes e shërben për të mbajtur fishekë a armë, për stoli etj. Brez pambuku (mëndafshi, meshini). Brez i argjendtë. Brez burrash (grash). Brezi i martesës (etnogr.). Brezi i fishekëve (i armëve). Armët e brezit armëvogla (si koburja, thika etj.), që mbahenbrez. Ngjesh (shtrëngoj) brezin. Zgjidh brezin. Mikja me shami pas brezi, / Zemrën flakë seç ma ndezi. (folk.). Kush vete me lugëbrez, me zahmet rritrapezë. (fj. u.). Revolja i ka lezet brezittrimit. (fj. u.). Mos e lësho brezin zvarrë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtafushën e sportit etj. Brez i bardhë (sport.) brez i sportistit të shkallës më të ulëtxhudo a në karate. Brez i kuq (sport.) brez i mjeshtritmadh i arteve marciale. Brez sigurimi rripngjeshin punëtorët në mes dhe që e lidhin te një mbajtëse e sigurt kur bëjnë punimevendelarta; rriplidhin udhëtarëtautomjete, aeroplanë etj. për të shmangur dëmtime fizikerast rreziku. Brezi i shpëtimit rrip i gjerë prej gomefryhet e ngjishet në mes dheshërben për të shpëtuar njeriun nga mbytja në ujë. Brez i zi (sport.) brez i sportistit të shkallës më të lartëxhudo a në karate.
3. Rrip i gjatë e i gjerë, zakonisht i leshtë, me të cilin lidhim fëmijëndjep; ndrizë, dizgje. E lidhi (fëmijën) me brez.
4. Mes2,3. Deribrez. Brezi i duhanit gjethet e duhanitmblidhen gjatë një vjeljeje, fletët e një dore. Lidh brezin me shami. Ngjeshbrez. Një brez njeriu i lartë.
5. Pjesë e diçkaje (e një sipërfaqeje etj.) që ka trajtëzgjatur e të kufizuar dhedallohet nga e tëra; hapësirëtrajtë rripi. Brez pyjor (kodrinor). Brez kufitar. Brez mbrojtës. Brez i bleruar. Brez i kuq (i zi, i bardhë). Brez toke. Brez resh. Brez drite shirit dritemjediserrët. Një brez me bojë. Brezi i uljes (i ngritjes) rrip me gjatësicaktuar brenda aeroportit ose brenda fushësaviacionit për uljen a për ngritjen e avionëve. Brezi i sulmit (brezi i kalitjes) (usht.) vend i pajisur me gardhe, me gropa, me tarabë, me llogore etj., ku zhvillohet stërvitja ushtarake e nxënësveshkolla, e ushtarëvereparte etj. Ujitje me brez. Dele me brez. Kishte rënë një brez borë.
6. Dru i gjatë a shtresë betonivihet përgjatë murit me qerpiç, me gurë ose me tulla, për ta lidhur ose për ta forcuar. Brezi i poshtëm (i sipërm). Brez muri. Brez hekuri (betoni). Breza kundër tërmetit. Drurë për breza. Mur me breza.
7. gjeogr. Pjesë e sipërfaqesTokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokëskufizohet nga paralelecaktuara dhedallohet prej zonavetjera nga ndryshimeklimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i borës.
8. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejtparëvepërbashkët; tërësia e njerëzve, që kanë pak a shumë një moshë, përkundrejt paraardhësve e pasardhësvetyre; njerëzit e një moshe a me moshëafërt, që jetojnë në të njëjtën kohë ose që lidhen nga veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllimepërbashkëta etj.; brezni. Brezi i parë (i dytë, i tretë). Brezi i ri (i vjetër). Breza të gjakut (etnogr.) pasardhës nga ana e babait. Brezagjinive (etnogr.) pasardhës nga ana e nënës. Brezat e kaluar (e ardhshëm). Breza luftëtarësh. Brezat e pasluftës. Gjatë disa brezave. Beja e rremendjek gjershtatë breza. (fj. u.).
Sin.: rrip, brezar, shokë, qemer, ndrizë, dizgje, baç, çimboskë, retër, bel, ndërmjet, përmjet, rrip, rriponjë, shirit, rripëtirë, vilar, vilazë, shokë, tërthorëse, boshtivan, brezare, zonë, krahinë, vend, rajon, trevë, brezni, bark, moshë, thark, leni, pot, korë.
U brez (dikush) u dobësua shumë, u tha fare, u tret; u kockë e lëkurë (dikush); u cironkë (dikush); u çengel (dikush); u kërrabë (dikush). M’u *pallaskë pas brezit (dikush). Brez pas brezi që në kohëlashta e pa ndërprerje; nga njëri breztjetrin; nga brezibrez; atë pas ati; babë pas babe; bark pas barku; djalë pas djali; bir pas biri; djep pas djepi; gjysh pas gjyshi; gjysh stërgjyshi; rrënjë pas rrënje. Nga brezibrez vazhdimisht, pa ndërprerje, në rrjedhëpandërprerë (për trashëgimi kulturore etj.); brez pas brezi. Brezi i qiellit astr. ylberi; shoka e kumbarës krahin. Brezi i zonjës astr. ylberi; brezi i qiellit astr.; shoka e kumbarës krahin. Hedh një brez (një shtresë) ha pak, sa thyej urinë; fundin e barkut. E heq brezin *zvarrë (dikush) keq. E ka barkun pa brez (dikush) ha shumë, s’ka kufi në të ngrënë, s’ngopet kurrë; s’i mbushet barku (dikujt). I ka *të shtatatbrez. Lëshon brezin (i pari) (dikush). 1. Jep shkak për grindje, hap sherr; është gatindeshet me dikë; kërkon gjemb për këmbë; kërkon këmbë për gjemb. 2. Bën lëshime; tërhiqet; i bën (i lëshon, i hap) rrugë (dikujt). Me *lugëbrez keq. Me *peshqirbrez keq. Rri me *duarbrez (në ijë, në mes, në gji, në xhepa) (dikush). Ia shkel brezin (dikujt) i përgjigjet ngacmimit për sherr, hyngrindje me dikë që do të zihet; e kërkon edhe vetë shkakun për t’u grindur. Me *shpatëbrez keq. Shpëtoi me *kulaç pas brezi (dikush). Shtrëngoj brezin mblidhem e detyrohemjetoj me më pak mjete e më keq, shpenzojpak para dhe rrojkushte më të vështira; përpiqemduroj e të përballoj skamjen duke kursyer shumë; shtrëngoj rripin; e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. Vë (vesh, ngjesh) dy breza (dikush) bëhet burrë, burrërohet, piqet e hynrrethin e burrave. E zbraz *koburen që në brez (dikush) tall.

DIMËR

DÍM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 dhjetor e mbaron me 21 mars); kund. verë; behar. Dimër i ftohtë (i butë, i egër, i ashpër). Dimër i gjatë. Dimër me dëborë. Këtë dimër. Tërë dimrin. Në dimër. Në mes të dimrit. Para (pas) dimrit. Stina e dimrit. Shirat (të ftohtët) e dimrit. Acari (thëllimi) i dimrit. Pushimet e dimrit për nxënësit a për studentët). Rrobat e dimrit. Netët e dimrit. Lule dimri (bot.). Zog dimri (zog bore) (zool.). Hyri (doli, filloi, mbaroi) dimri. E hodhën (e kaluan, e kapërcyen) dimrin. Mbledh (ruaj) për dimër. Dimri ha beharin. (fj. u.). Dielli i dimrit gënjen vetëm lulet e bajames. (fj. u.).
2. Muajt më të ftohtëvitit; kund. verë, behar. Dimër e verë gjatë gjithë vitit, në çdo kohëvitit, vazhdimisht. Doli vera e hyri (erdhi) dimri. Vjeshta e thatë ka dimërmadh. (fj. u.). Dimrit iu bëj gati që në behar, e beharit që në dimër. (fj. u.).
3. Kohë e ftohtë dhe e keqe, zakonisht me dëborë; kund. behar. Bën dimër. Ç'është ky dimër që na zuri! Dimri ha gurë. (fj. u.). Dimri zbraz hambarët. (fj. u.).
4. si ndajf. (në r. dh. të numrit njëjësshquar). Gjatë dimrit, në dimër. Dimrit shtegtoninfusha. Zbrisnin dimrit.
M’u dimër i dytë (dikush) keq. mërziti shumë, më është ngjitur pas e nuk më lë rehat; m’u pleshtvesh; m’u pullë; m’u baltë pas këpuce; m’u bajgë pas opinge bised.; m’u pallaskë pas brezit. Ta bën dimrin *behar (verë) (dikush). S’i bën koka dimër (dikujt) keq. nuk i bëhet vonë për asgjë, e merr jetën si t’i vijë, nuk shtie merak; nuk e vret shumë mendjen (dikush); s’e bën qejfin qeder (dikush). Më sa dëgjohet *qyqjadimër. Kërkon *thana (dardha, rrush, fiq) në dimër (në shënëndre) (dikush). I lulëzon (i lulon) *bahçja (edhe) në dimër (dikujt). I mbushet bahçja me *bar edhedimër (dikujt). Na rrofsh për dimër (se për verë jemi vetë)! iron. ta kemi nevojënkushtevështira dhe jo atëherë kur nuk na duhesh, na ndihmo kur kemi nevojë ne edhevështirësi.

FISHEKORE

FISHEKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gjerdan fishekësh; çantë fishekësh; vezme. Vari fishekoren në mur.
Sin.: vezme, gjerdan, vargore, kuletë, pallaskë.

PALLASKË

PALLÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [PALLÁCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Copë druri e gdhendur a dërrasë si rrip i gjerë ose si pllakë; fletë e rrafshët si pllakë prej një lënde tjetër. Pallaskë dërrase. Pallaskat e kalit veshoket e kalit. Pallaska e belit kunji, veshi i belit. Pallaska e derës (e dritares) mandalli i derës (i dritares). Pallaska buke (shak.) thelamëdha buke. I vuri dy pallaska këmbësthyer.
2. etnogr. Paftë metalike, zakonisht me ndonjë figurë a mbishkrim, që mbahetbrez ose varetgjoks për zbukurim.
3. mospërf. Supore me grada ushtarake; dekoratë a medaljevaretgjoks. Me gjoksmbuluar me pallaska.
4. vjet. Qese lëkure ose kuti e sheshtë metalikevarejbrez për të mbajtur barutin ose fishekët; rrip për të mbajtur fishekët, fishekore. Tokëza e pallaskës. Mbushi pallaskën. Ngjeshi (hoqi) pallaskën.
5. bised. Kurrizi i këmbës. I ra topit me pallaskë.
6. bised. Grua me trupmadh dhedeformuar.
Sin.: çatalle, fishekore, shputë, dërrasë, pllakë, paftë, supore, barutore, vezme, fishekore, trinë.
M’u pallaskë pas brezit (dikush) shih m’u rrodhe (dikush).

RAKETË

RAKÉT/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT sport. Pallaskë e rrumbullakët prej druri me një bishtshkurtër, që përdoret për të qëlluar topinlojën e pingpongut; rreth vezak i drunjtë, i thurur brenda me një rrjetë dhe me bishtgjatë, që përdoret për të qëlluar topinlojën e tenisit. Raketë pingpongu. Raketë tenisi.

RRODHE

RRÓDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me kërcelldegëzuar e me lulebardha, që bën kokrra vezake e me gjemba si grep. Kishin mbirë ngado rrodheegra. Prashitësit po shkulnin rrodhet buzë arës. Rrodhe e madhe. Rrodhe e vogël.
2. Kokrra me gjemba e kësaj bime, që u ngjitet bagëtivetrup ose njerëzverroba; kokërr me gjemba e çdo bime tjetër. Ia hoqi rrodhet lopës.
3. fig. bised. Njeri që u ngjitet nga pas të tjerëve e i mërzit. Nuk i duronte dot ca rrodhe si ai.
Sin.: rrodhëz, ferrë.
M’u rrodhe (dikush) përb. m’u ngjit nga pas e nuk më shqitet, m’u qep e nuk më ndahet; më mërziti shumë; m’u ferrë; m’u rriqër; m’u këpushë; m’u shushunjë; m’u molë; m’u morr; m’u çimkë; m’u grep; m’u pleshtvesh; m’u pullë; m’u baltë pas këpuce; m’u bajgë pas opinge thjeshtligj.; m’u pallaskë pas brezit.

ÇATALLE

ÇATÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dru me bigëmajë, furkë. Nxjerr një çatalle nga lisi.
2. Vig druri për të sëmurët a një të vdekur. E mbaj (e sjell) me çatalle. Të prufshin me çatalle! mallk. vdeksh! Vetullvrenjtur qëndronte ai si malet nën çatalle reshzeza.
3. Copë dërrase që i vihet këmbësthyer për të mos lëvizur, pallaskë.
Sin.: furkë, vig, pallaskë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.