Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pallasartë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LITAR

LITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Tufë fijesh kërpi, liri, zhuke etj., të përdredhurabashku në një fillvetëmtrashë, i cili përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka etj.; tërkuzë, konop. Litar i linjtë. Litar zhuke (çeliku). Litari i pusit (i samarit). Tërheqje litari (sport.) Lidh me litar. Kërcej me litar. E varënlitar. E shpunë (e çuan, e dërguan) në litar e dënuan me varje. E shkuan (e vunë) në litar e varën.
2. fig. Diçka e gjatë a e zgjatur; varg i gjatë, vargan. Litar uji. Bie shi me litarë bie shumë shi. Një litar njerëz.
3. Masë gjatësie rreth dhjetë-dymbëdhjetë metra ose shtatë-tetë pashë. Një litar kali larg. U ngrit dielli një litar. Arritën me një litar diell.
4. si ndajf. Me pikatrasha, të dendura dhe pa ndërprerje, me rrëshekë. Shiu binte litar.
5. si ndajf. Shumë. Dita është litar e gjatë kur s’ke punë.
Sin.: tërkuzë, konop, fërtomë, krahëz, lidhës, pliq, ballamar, cimë, zdrale, pallasartë, galc, tortë, tojë, vargan, varg, i gjatë, shumë.
Aq i arrijnë litarët (dikujt) tall. aq mend ka, aq mendon, mos iu zemëro për çfarë thotë a bën; kur u ndanë, aq i ranë; është i lehtë nga mendja (dikush). U litar (*tërkuzë) (diçka). E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). Bën litar me rërë (dikush) iron. përpiqetbëjë diçkapamundur, ia hyn një pune që s’bëhet, sajon gjëraçuditshme; bën petulla me ujë (pa vaj); ngarkon vezë në lak. E bëri litar vrahu (diçka) shih e bëri litar (tërkuzë) (diçka). Ma drodhi litarin (dikush) ma prishi punën, im ngatërroi e ma vështirësoi; ma bëri lëmsh; ma bëri lesh e li. Nuk e duroj litarin në fyt nuk i nënshtrohem dikujt; nuk e pranoj dhunën a të keqen; nuk e duroj zgjedhën e huaj. I hodhi (i vuri) litarinqafë (në grykë) (dikujt) shih i hodhi (i vuri) lakunqafë (në grykë) (dikujt). I *hurit e i litarit (dikush). Hyn në *pus me litarin e botës (dikush). S’të jep as litar për t’u varur (dikush) është shumë dorështrënguar, është koprac i madh e shpirtlig, s’i del gjë nga dora; nuk të ndihmonasnjë rast, edhe kur vetë nuk dëmtohet fare nga kjo; s’të jep as gur për të çarë kokën. E kam litarin (lakun) në *fyt. E kam litarin (lakun, thikën, halën) në *grykë. I kam litarët nëpër *këmbë. E ka litarin në *qafë (në grykë) (dikush). Kërkon litar prej rëre (dikush) iron. shih kërkon qiqrahell (dikush). I lë litarët *zvarrë (dikush). I lëshoi litarin (dikujt) i bëri lëshime, e la të bëjë diçka a e fali për diçka; i lëshoi pe; ia hoqi hallkën; kund. ia mblodhi litarin. lëshon litarin nëpër këmbë (dikush) të nxjerr ngatërresa a pengesa në një punë, të krijon vështirësi për të të penguar. E lidh *kohën me litar (dikush) iron. Me litarqafë (në grykë). 1. Përpara një rrezikumadh; përpara varjes a pushkatimit. 2. Në hallmadh, përpara një nevoje a një vështirësiemadhe ose përpara një detyrimimadh; me lak në qafë. E luanlitar (dikë) e tall; e përqesh; e sorollat pa i mbaruar punë; e luan në tel; e vë në lojë; e luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave). Iu mblodh litari (dikujt). 1. E ka punën keq, ështëvështirësimadhe; e ka pisk. 2. Po i afrohet fundi; po i vjen vdekja; iu mblodh laku; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. Ia mblodhi litarin (dikujt) e shtrëngoi a e kufizoi për diçka, e bëripërmbahet a të sillet si duhet; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); kund. i lëshoi litarin. Ia preu (ia hoqi, ia këputi) litarin (dikujt) e çliroi nga një pengesë; e shpëtoi nga një gjendje shumë e vështirë, ia zgjidhi një hallmadhkishte; ia preu lakun; ia hoqi (ia zgjidhi) lakun; kund. i hodhi (i vuri) litarinqafë (në grykë). Shkoilitar (dikush) e varën; i morën jetën (dikujt). Nuk e vë qafënlitar. 1. Nuk i nënshtrohem dikujt; nuk e duroj zgjedhën e dikujt. 2. Nuk ia hyj një rrezikumadh; e ruaj veten.

TËRKUZË

TËRKÚZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Litar i bërë zakonisht me lesh dhie; konop. Tërkuzë e trashë (e hollë). E lidhi barrën me tërkuzë. S’ngulet tërkuzatokë. (fj. u.) është e pamundurbëhet diçka. Një tërkuzë kali larg rreth 15-16 m.
2. Kapistër e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza. E tërhiqte për tërkuze.
Sin.: litar, konop, pallamar, ballamar, pallasartë, cimë, galc, pliq, shtruf, kapistër, kapistall, i gjatë.
U tërkuzë (litar) (diçka) u zgjat shumë e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.); u legjendë libr.; u histori. E bëri tërkuzë (litar) (diçka) e zgjati shumë dikush e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.), e tori, e stërzgjati; e bëri gjalmë; e bëri legjendë libr.; e drodhi (e përdrodhi) fjalën; i tjerr fjalët (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.