Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PALLAMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. 1. Litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg; litari i spirancës. Pallamar kërpi (çeliku). Lidh me pallamar.
2. Vithatore, palldëm. Pallamari i kalit (i gomarit).
3. Dorashkë për të mbrojtur duart nga puna në bujqësi, në ndërtim etj.
4. bot. Bar i dëmshëm, me kërcell të trashë e të gjatë si të kulprës.
✱Sin.: litar, vithatore palldëm.
TÓRT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Litar i trashë, zakonisht prej lëkure bliri, që përdoret për të lidhur, për të mbartur a për të tërhequr barrë të rënda. Lidhi barkën (varkën) me tortë. Tortë pusi. Torta e bën, e rrit dhe e mban buallin. (gjëzë: lavari i kungullit).
2. Kurorë. Tortë gjethesh kurorë e zbukuruar me gjethe; zbukurim me gjethe.
3. Pe i tjerrë i bërë lëmsh; lëmsh peri.
✱Sin.: litar, lavar, konop, tërkuzë, pallamar, ballamar, pallasartë, kurorë, lëmsh.
TËRKÚZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Litar i bërë zakonisht me lesh dhie; konop. Tërkuzë e trashë (e hollë). E lidhi barrën me tërkuzë. S’ngulet tërkuza në tokë. (fj. u.) është e pamundur të bëhet diçka. Një tërkuzë kali larg rreth 15-16 m.
2. Kapistër e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza. E tërhiqte për tërkuze.
✱Sin.: litar, konop, pallamar, ballamar, pallasartë, cimë, galc, pliq, shtruf, kapistër, kapistall, i gjatë.
♦ U bë tërkuzë (litar) (diçka) u zgjat shumë e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.); u bë legjendë libr.; u bë histori. E bëri tërkuzë (litar) (diçka) e zgjati shumë dikush e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.), e tori, e stërzgjati; e bëri gjalmë; e bëri legjendë libr.; e drodhi (e përdrodhi) fjalën; i tjerr fjalët (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë