Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HOSTÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bujq. Shkop i gjatë me një thumb në majë, që përdoret për të ngarë qetë, buajt etj. Hosteni i qeve. Maja (pallëza) e hostenit. Thumbi i hostenit. E shpoi me hosten. Nuk fshihesh dot prapa hostenit.(fj. u.). Nuk futet hosteni në thes. (fj. u.).
2. Sfurk me bisht të gjatë e me dy dhëmbë të drejtë, që përdoret për të gjuajtur peshk në ujëra të cekëta. Gjuajnë (zënë) peshk me hosten.
3. bised. Masë gjatësie rreth dy-tre metra. Një hosten vend. Dy hostenë i gjerë. Dielli është ngritur tre hostenë lart. Ka edhe dy hostenë diell (ditë) pa të ngryset.
4. fig., bised. Nxitje, shtyrje me zor për të vepruar. E do me hosten. Punon me hosten prapa punon me pahir.
✱Sin.: ferrok, strumbullar, thumb, thumbac, bodec, sfurk, cimbël, masë, nxitje.
♦ E bëri si *prifti hostenin (dikush) keq. E do me hosten (dikush) s’e bën vetë diçka, duhet ta nxitësh a ta shtysh; e ka me të shtyrë a me pahir; e do me bodec; e do me thumb. Fshihet prapa hostenit (dikush) tall. i duket sikur të tjerët nuk e kuptojnë dhe kujton se po ua hedh, duke u përpjekur të fshihet pas fjalësh a pas arsyetimesh të dobëta; përpiqet, por pa sukses, ta fshehë veten; fshihet pas gishtit; fshihet pas hijes së gishtit. I futet detit me hosten (dikush) shih i futet detit më këmbë (dikush). E fut (e fsheh) hostenin në *thes (dikush). Është (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë) nuk ka asnjë lidhje afrie, nuk kanë lidhje gjaku, nuk është farefis me dikë; farë në arë e presh në kosh iron. E mbaj në *hije të hostenit (dikë). E shtyj (e shpoj) me hosten (dikë) e nxit një njeri për të bërë diçka, e shtyj me zor që të punojë a te veprojë; e shpoj me bodec. E vë në *majë të hostenit (dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë