Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANARKÍ,~A f. 1. Gjendje që krijohet në shoqëri, kur mungon pushteti shtetëror i organizuar ose autoriteti legjitim dhe kur nuk veprojnë ligjet e rregullat e detyrueshme për pjesëtarët e shoqërisë; mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik të organizuar. Anarkia feudale. Mbretëron anarkia. Anarkia si mënyrë jetës. Vendi ra në anarki. Lufta solli anarki.
2. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit, e organizimit dhe e planifikimit; çrregullim i madh, pështjellim në një fushë. Anarkia në prodhim. Bie në anarki. Sjell (mbjell) anarki. Del nga anarkia.
✱Sin.: çrregullim, çrregullsi, paligjshmëri, shpërbërje, pështjellim, rrëmujë, kaos.
ILEGJITIMITÉT,~I m., libr. Paligjshmëri. Jetonte në ilegjitimitet të plotë.
LIGJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët në përputhje me ligjin, të qenët i ligjshëm, karakteri i ligjshëm i diçkaje; kund. paligjshmëri. Ligjshmëria e vendimeve (e veprimeve).
2. Zbatimi i përpiktë i ligjeve në fuqi në gjithë jetën e veprimtarinë shoqërore, sigurimi me ligj i të drejtave të qytetarëve dhe i plotësimit të detyrave nga ana e tyre. Ligjshmëria demokratike. Forcimi i ligjshmërisë. Mbrojtja e ligjshmërisë. Shkelja e ligjshmërisë.
3. Ligjësori. Ligjshmëri objektive (e brendshme) Ligjshmëritë e zhvillimit.
✱Sin.: ligjësi, bazueshmëri, ligjër, ligjësori.
PALIGJËSÍ,~A f. 1. Mungesë ligjësie. Diskriminim dhe paligjësi në konceptimin e sistemit të pagave.
2. Paligjshmëri. Dyshime për paligjësi dhe korrupsion.
PANOMËRÍ,~A f., vjet. Paligjshmëri; fshehtësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë