Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palcar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MISËR

MÍS/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. (lat. Zea mays) Bimë njëvjeçare me kërcellfortë e të gjatë si kallam, me gjethemëdha heshtore, që nxjerrmajë lule si tufë, bën kallinjmëdhenj, me koçanfortë, të mbështjellë me fletëgjelbra e me kokrrabardha a të verdha dhe mbillet si drithë. Misër i bardhë (i verdhë). Misër i hershëm (i vonë). Misër hamullor misërmbillettoka ku janë korrurlashtat. Misër i njomë. Misrazier. Misër mashkull misër që nuk nxjerr kalli. Misër vendi. Misër deti lloj misri jo vendës, që i ka kokrratvogla e që përdoret zakonisht për të bërë kokoshka, misër misir. Bima e misrit. Kalli (kallëp) misri. Koçan misri. Kokërr misri. Miell (bukë) misri. Mustaqe misri. Arë me misër. Mbjell misër. Prashit (korr) misrin. Zhvesh (shkoq) misrin. Pjek misra. Fletë misri gjethe misri. Bloza e misrit (bot.) sëmundjeprek misrin. Krimbi i misrit (zool.) lloj krimbidëmton misrin. Morri i misrit (zool.) lloj kandrredëmton misrin. Zhuzhaku i misrit (zool.) lloj zhuzhakurronmisër.
2. Kalliri i kësaj bime; palcar, palcak, shtalp. Nxori disa misrazier nga tenxherja.
3. Kokrrat e këtij drithi, që bluhen miell për bukë a për gatesandryshme ose hahenziera a të pjekura, përdoren si ushqim për bagëtinë, për të nxjerrë prej tyre vaj etj. Bluaj misrin për bukë.
4. bot. Pjesë e dytë e një emërtimi për këlkazën. Misër qyqeje.
Sin.: kallamboq, drithë, palcar, palcak, shtalp, gërtuk.
Ia bëri dhëmbët misër (dikujt) keq. shih ia bëri dhëmbët bërsi (dikujt) keq. E ha misrin që në arë (dikush) shih e ha grurin që në arë (dikush). Mbjell misër e korr tallë (dikush) shih mbjell grurë e korr egjër (dikush). Misërthes e tenxheret bosh (dikush) iron. është shumë dorështrënguar, është koprrac; është i kamur, por nuk i gëzonmirat që ka, jeton me shtrëngime; ka edhe nuk prish për të jetuarmirë; mban verë e pi ujë; bën hesap sa ha macja në vit; e lidh lekun me ushkur.

PALCAK

PALCÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rruaza e qafës; zverk. I ra (e goditi) në palcak. Theftë palcakun e qafës! (mallk.) vdektë!
2. Kalli misri i njomë, palcar. Këputi një palcak. Poqi një palcak.
Sin.: zverk, rruazë, palcar, shtalp.

PALCAR

PALCÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kalli misri i njomë; kalli misri i papjekur; shtalp. Poqi një palcar.
2. Pjepër i papjekur.
3. fig. edhe si mb. Njeri i papjekur; njeri i trashë. Burrë palcar.
Sin.: shtalp, palcore, kalli, i papjekur, i trashë, budalla.

PALCORE

PALCÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Kuti e vogël prej metali, zakonisht e zbukuruar, që vihejrripin e mesit a në brez për të mbajtur vajin e pushkës; palcanake. Mbushi palcoren.
2. Misër i njomë, palcar.
Sin.: vajnik, valanicë, palcanake, palcar.

PJEPËR

PJÉP/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Cucumis melo) Bimë e vendevengrohta, e ngjashme me kungullin, me kërcellgjatë e zvarritës, që bën kokrramëdha vezake a të rrumbullakëta, me tul të lëngshëm e me shumë fara brenda. Pjepër dimërak. Pjepër farashuk. Fara pjepri.
2. Kokrrat e kësaj bime, me lëkurë zakonishtplasaritur e me tul në ngjyrëverdhëçelur, që kur piqen janëëmbla, me shumë lëng dhe hahen. Një thelë pjepër. Erë pjepri. Prenë (çanë) një pjepër. E ka kokën si pjepër (bised.). Pjepër i egër (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell pothuajshtrirëtokë, pa lastarë dhe me gjethetrasha vezake.
3. krahin. Trangull, kastravec.
4. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pjepri: Pjepri i egër kungullushi. Pjepri gjarpëror (lat. Cucumis melo flexuosus). Pjepri muskat (lat. Cucumis melo reticulates).
Sin.: bostan, lladik, trangull, kombisht, toç, kakaviç, bramsh, kungullac, palcar, palcak, qarrës, kërçanjar, miellës, bobolesh.
I lulëzon pjeprishënëndre (dikujt). 1. I vete çdo gjë mbarë, është shumë mirë në çdo kohë; i lulëzon (i lulon) bahçjadimër; i vjen e miraderë; i mbin pjergullafik. 2. tall. Është mendjelehtë dikush, aq ia pret; i duket çdo gjë e arritshme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.