Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palavi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LERË

LÉR/Ë,~AI f. 1. Baltë e hollë, llucë; vend a gropë e gjerë me baltëhollë e me ujë të ndenjur; tokë e squllët që të thith brenda, moçalishte. Gropë me lerë. U lerë. Ngecilerë. I futi buajtlerë.
2. Zhultrup a në rroba, që bëhet ngapalarët për një kohëgjatë; llum, zdralë. Lera e kokës (e flokëve, e trupit). Lera e rrobave (e jakës). Ka zënë lerë.
3. Llum vaji; papastërtindryshme që zë një send. Lera e pushkës. Pastroi lerën e tytës.
4. edhe sh. ~A, ~AT Pellg me ujë në kullotat malore, që bëhet gjatë verës kur shkrin bora; gropë e madhembushet me ujë për të pirë bagëtitëkohën e thatësirës. Lerat e kullotave. I çoi bagëtitëlerë.
5. fig. Diçka e turpshme dhe e fëlliqur; njollë turpi; turp. I vuri lerë dikujt e njollosi, e turpëroi. Ia la lerën në derë. E bëri lerë dikë e turpëroi, i vuri njollë.
6. fig. Fjalëndyra e të turpshme. Nxori lerë nga goja.
7. si ndajf. Tërë, krejt (kur dikush a diçka fëlliqet shumë). U lerë me gjak.
Sin.: llucë, valishtë, hurdhë, llogaçe, moçalishte, zhul, zdralë, batak, zgjyrë, papastërti, zdrëmë, llum, fundërresë, papastërti, turp, ndyrësi, palavi.
M’u barku lerë piva shumë ujë; m’u fry barku; m’u barku kacek. E bëri lerë (dikë a diçka) e shau keq, s’la gjë pa thënë për të; e fëlliqi, e njollosi, e përleu. Nxjerr lerë nga goja (dikush) thotë fjalëndyra e të turpshme; shan rëndë; vjell vrer. I hedh lerë (dikujt) e turpëroj, e njollos, e përlyej; hedh baltë (mbi dikë a mbi diçka); i vë njollë.

LLOKAÇ
PALAVI
PALAVOJ

PALAV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ndot, fëlliq, ndyj.
2. jokal. Flas fjalëndyra, them palavi; ndyj, fëlliq gojën. E ka palavuar gojën flet fjalëndyra, e ka ndyrë gojën.
Sin.: ndyj, fëlliq, ndot, baltos.

SHARË

SHÁRË,~T (të) as. Sharje. E kishtesharëtmajëgjuhës. S'pushon së shari. S'bëhet gjë me të sharë. Zurisharët. (bised.) filloishante.
Sin.: e sharë, sharje, poshtërim, bërtitje, qortim, hakërrim, gërmushje, qorrollisje, llomotitje, palavi.
S’ka të sharë (dikush a diçka) është shumë i mirë, s’ka asnjë cen a të metë; s’ke ç’i thua; është punë e madhe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.