Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e një pëlhure, e një petku, e një letre etj., e thyer më dysh në vijë të drejtë; e kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope. Palat e fundit. Fustan me pala. Ktheu palën. Hekurosi palat.
2. Një e kthyer më dysh në vendin ku rrudhet një pëlhurë a një petk; rrudhë, zhubër. Iu bë një palë në fustan. Drejtoi palat.
3. Shtresa e lëkurës dhe e dhjamit që i varet në gushë, në bark etj. një njeriu ose një bagëtie. Palat e gushës (e qafës, e barkut).
4. kryes. sh. Valëzim i lehtë në sipërfaqen e diçkaje, rrudhë. Palat e flamurit. Palat e trurit (anat.) rrudhat e trurit.
5. gjeol. Rrudhë e shtresave të tokës. Palë e hapur (e drejtë). Krahët e palës. Bërthama e palës.
6. si ndajf. Më dysh a më tresh; njëri mbi tjetrin, palë-palë, stivë. E bëj palë e palos. Vë palë ndërresat. Mbledh palë.
8. Këmborë petashuqe. Dëgjohen që larg palat.
✱Sin.: palapetë, rrudhë, rrudhje, zhubër, rrudhë, rrudhac, palosje, e kthyer, përthyerje, kind, tutël, shtresë, valëzim, palas, palë-palë, stivë.
♦ Bëhem palë. 1. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem. 2. Mblidhem grusht nga frika; tulatem e s’ndihem më; bëhem grusht. E bëri palë (dikë a diçka) shih e bëri petë (dikë a diçka). E bëri bishtin palë (dikush) përçm. 1. Vdiq; ngordhi. 2. Mori mësimin që meritonte dhe u shtrua; u ul me turp; i ra hunda (dikujt); i ranë pendët (dikujt). Iu bë qafa me *pala (palë-palë) (dikujt) shih i është trashur qafa (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë