Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASTRAGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dërrasë vezake e me bisht të gjatë mbi të cilën vendoset buka për ta shtënë në furrë; lopatë furre, qehën. Astragaçi i bukës (i pites, i lakrorit etj.). E shtie bukën me astragaç. Holloj në astragaç. Ma sill astragaçin.
2. Qer, palare; qehni i lakrorit (i byrekut). Astragaçi i pites, i lakrorit etj. Holloj petë në astragaç.
✱Sin.: fund, qehën, palare, qer.
♦ Mjel në *shoshë e mbledh në astragaç (dikush) iron.
PALARÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Dërrasë e gjerë, e rrumbullakët dhe e lëmuar, mbi të cilën tëhollin petët e lakrorit, të byrekut etj., qer. Tëhollnin në dy palare njëherazi.
2. Pjatë e madhe dhe e nderë; tepsi a tavë prej balte. Një palare me mish (me gjellë).
3. fet. Pjatë me grurë të zier, që e çojnë në kishë besimtarët ortodoksë dhe ua ndajnë njerëzve për të përkujtuar një të vdekur.
✱Sin.: qer, tajer, qehën, pjatë, tepsi, tavë, parkë.
PJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e vogël prej porcelani, plastike etj., e rrumbullakët e me fund të sheshtë, që përdoret për të hedhur në të gjellën që hamë etj. Pjatë e thellë (e cekët, e nderë). Pjatë gjelle. Pjatë për ëmbëlsirë. Pjatat e filxhanëve të kafesë (të çajit). Një pjatë gjellë. Laj pjatat. Shtroi pjatat. Hedh në pjata. Hanë në pjata. U thye një pjatë. Lule pjate (bot.).
2. Sasia e gjellës që nxë një enë e tillë. Hëngri dy pjata (gjellë, pilaf). Pjatë e parë pjatë me sallatë perimesh, me proshutë etj., që shërbehet në tavolinë e para. Pjata e dytë pjatë me gatime mishi etj. që shërbehet në tavolinë pas pjatës së parë.
3. Enë e rrumbullakët dhe e nderë, që është pjesë e diçkaje dhe shërben për punë të ndryshme. Pjata e një prese.
4. muz. Secili nga disqet prej tunxhi që janë pak të lugët e që përdoren në orkestër duke i përpjekur njërin me tjetrin a duke i goditur me diçka. U bie pjatave.
✱Sin.: limbë, palare, çini, sahan, mashtër, disk.
♦ I ra morri në pjatë (dikujt) përçm. iu zbuluan të fshehtat që kërkonte të mbante dikush, tani i shohin a i dinë të gjithë (për diçka të keqe); i dolën lakrat në shesh; i dolën të palarat në shesh; i doli içi. E do në pjatë (dikush) shih e do në gojë (dikush). Ia dha në pjatë (në *tepsi, në tabaka) (dikujt). E ka në pjatë (dikë a diçka) shih e ka në dorë2 (dikë a diçka). E kthen pjatën nga të katër anët (dikush) keq. nuk është i ndershëm dhe i çiltër; është i paqëndrueshëm e hipokrit, nuk e mban fjalën, e dredh; flet e vepron sipas interesit të vet; ka dy fytyra; të lan e të lyen; bën dredha; flet e shflet; kund. ka fytyrë; ka cipë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë