Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palapetë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PALAPETË

PALAPÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kind i ngushtë i një veshjejesipërme, që varet mbi gjunjë;
2. Një copë rrobë sa për të mbuluar trupin. U mbulua me një palapetë.
3. Diçka e shtypur e petashuqe, diçka që ka trajtën e një pete.

PALË

PÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e një pëlhure, e një petku, e një letre etj., e thyerdyshvijëdrejtë; e kthyerfund a në anë të një rrobe ose të një cope. Palat e fundit. Fustan me pala. Ktheu palën. Hekurosi palat.
2. Një e kthyerdyshvendin ku rrudhet një pëlhurë a një petk; rrudhë, zhubër. Iu një palëfustan. Drejtoi palat.
3. Shtresa e lëkurës dhe e dhjamit që i varetgushë, në bark etj. një njeriu ose një bagëtie. Palat e gushës (e qafës, e barkut).
4. kryes. sh. Valëzim i lehtësipërfaqen e diçkaje, rrudhë. Palat e flamurit. Palat e trurit (anat.) rrudhat e trurit.
5. gjeol. Rrudhë e shtresavetokës. Palë e hapur (e drejtë). Krahët e palës. Bërthama e palës.
6. si ndajf. dysh a më tresh; njëri mbi tjetrin, palë-palë, stivë. E bëj palë e palos. palë ndërresat. Mbledh palë.
8. Këmborë petashuqe. Dëgjohenlarg palat.
Sin.: palapetë, rrudhë, rrudhje, zhubër, rrudhë, rrudhac, palosje, e kthyer, përthyerje, kind, tutël, shtresë, valëzim, palas, palë-palë, stivë.
Bëhem palë. 1. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem. 2. Mblidhem grusht nga frika; tulatem e s’ndihem më; bëhem grusht. E bëri palë (dikë a diçka) shih e bëri petë (dikë a diçka). E bëri bishtin palë (dikush) përçm. 1. Vdiq; ngordhi. 2. Mori mësiminmeritonte dhe u shtrua; u ul me turp; i ra hunda (dikujt); i ranë pendët (dikujt). Iu qafa me *pala (palë-palë) (dikujt) shih i është trashur qafa (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.