Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palafike”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PALË

PÁL/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Fik i shtypur ose i çarëdysh dhe i tharë. Palë fiku. I bëri palë. Ruanin pala për dimër.
2. Gjethethara duhani, të vëna njëra mbi tjetrën për t’i grirë. Griu një palë duhani.
Sin.: palafike, çepellë, zhapë, zhapëlojë.
(Shkojnë) si *arra me palën.

PALËZ

PÁLËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT Palë fiku, palafike.

ZHAPË

ZHÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkura e frutit të disa pemëve; lëvorja e drurit; lëvozhga. Zhapat e fikut (e portokallit, e bostanit, e shalqirit). E hëngri me gjithë zhapë. Na hëngri shalqinë, na sjell dhe zhapa. (fj. u.).
2. Lapër a copë e hollë mishi. Zhapa e barkut. I dha ca zhapa. Thela ishte zhapë.
3. Trastë a thes prej lëkure. E futi drithin në një zhapë. mulli bluan ai që shkon i pari me zhabën e drithit. (fj. u.).
4. Opingathjeshta prej lëkurësbagëtivetrasha. Bëri një palë zhapa. Lidhi zhapat.
5. Fik i çarë e i tharëdiell, palë. Varg me zhapa.
Sin.: lëvore, lëvozhgë, lëkurë, cipë, zharg, zhëngë, zhangël, lapë, lapër, lapetë, zhapë, qese, opinga, palafike, zhapëlojë, palë, rrekë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.