Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palëtoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PALOS

PALÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjdysh a në shumë palë një rrobë, një letër etj., e bëj palë; i përthyej anën që të bëhet me palë; kund. shpalos. Palos gazetën (letrën). Palos çarçafët (batanijet). Palos ndërresat (rrobat). Palosdysh (më tresh). E palosi në cep.
2. Mbledh e afroj pjesët e një sendi a të një mjeti, që përbëhet nga copalëvizshme. Palos karrigen (shkallët).
3. spec. E vë palë-palë; e përthyej disa herë që të mblidhet palë në një të tërë. Palos librin (revistën) (shtypshkr.).
4. Përkuldysh, përthyej. Palos trupin. Palos këmbët.
5. E thyej dhe e rrëzoj përtokë. Era e palosi grurin.
6. bised. E shtyp dikë keq sa e bëj petë. E palosi makina.
7. bised. E vras dikë dhe e bëjbjerë, e lë në vendvdekur. E palosi përtokë. E palosi me një të shtënë.
8. I bëj fiqtë palë.
Sin.: kthej, palëtoj, paloj, palëzoj, përthyej, thyej, përthyej, mbledh, mbështjell, krahishtoj, rrëzoj, vras.
Palosi (përveshi) *buzët (dikush).

PALËTOJ

PALËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Palos. Palëtoj petkat.
2. E bëj palë me një tjetër.
3. Vras. E palëtoi përdhe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.