Fjalori

Rezultate në përkufizime për “palëpirë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PALËPIRË

PALËPÍRË (i, e) mb. 1. Që nuk është lëpirë (për të voglin e sapopjellë të një kafshe). Kec (qengj, mëz) i palëpirë.
2. fig. Që nuk sillet mirë a ashtu si duhet; i pagdhendur. Fëmijë i palëpirë.

VIÇ

VIÇ,~II m. sh. ~A, ~AT 1. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit. Viç mashkull (femër). Viç motak. Mish viçi. Lëkurë viçi. Rritëse viçash. Ruajnë viçat.
2. Pjella e drerit ose e disa kafshëvetjera deri në një vit. Viçi i drerit (i antilopës).
3. fig., mospërf., shar. Njeri i papjekurflet pa u menduar; njeri i trashë dhe pa përvojë. Viç i palëpirë njeri shumë i papjekur dhe i ngathët. Viç i vonë viç i palëpirë.
Sin.: viçok, viçak, taroç, mëzat, mëzak, mëzator, mëzor.
E bën kaun me viç (dikush) sajon gjërapaqena a që s’mundndodhin, shpif gjërakota e të pabesueshme; merret me thashetheme; e bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë. Di viçihajë urov?! mospërf. shih ku di dhia ç’është tagjia! mospërf. S’ka më *bythë viçi tall. vulg. Gjeti viçat e qeve (dikush) tall. e pësoi keq, mori atë që kërkonte, i dhanë dënimin e merituar; i gjeti qetë. Ta merr *lopën me gjithë viç (dikush). I pjell edhe viçi (dikujt) shih i pjell edhe mushka (dikujt). Kur të qethen viçat iron. shih kur të pjellë mushka iron. I shkon *lopa me gjithë viç (dikujt). Viç i artë libr. pasuri e madhe, pushtet a të miratjera, që i kërkon ose i adhuron dikush. As viç e as kërriç tall. njeri i papjekur, pa përvojë. Viç i palëpirë shar. njeri fare i papjekur, kalama; njeri i ngathët e që s’di si të veprojë; viç i vonë. Viç i vonë tall. djalë i papjekur a i pamësuar me jetën, kalama; viç i palëpirë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.