Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSMIRËNJÓHËS,~E mb. Që nuk është mirënjohës ndaj dikujt, bukëshkalë; kund. mirënjohës. Njeri mosmirënjohës. Është (u tregua) mosmirënjohës.
✱Sin.: bukëshkalë, shpërnjohës, bukëpërmbys, i pakujtueshëm, i pamiradijshëm.
MOSMIRËNJÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nuk është mirënjohës ndaj dikujt; kund. mirënjohës. I bëri një të mirë një mosmirënjohësi.
✱Sin.: bukëshkalë, shpërnjohës, bukëpërmbys, i pakujtueshëm, i pamiradijshëm.
PAKUJTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ia pret mendja menjëherë; që nuk është i hollë e i shkathët nga mendja.
2. Që nuk i kujton shokët, miqtë dhe të mirat që i ka bërë dikush; mosmirënjohës. Njeri i pakujtueshëm.
✱Sin.: mendjeplogët, mendjengushtë, mendjefjetur, i cekët, mosmirënjohës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë