Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pakselem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGJISHEM

NGJ/ÍSHEMI jovep., ~ÉSHA (u), ~ÉSHUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më i rrasët dhe e pakëson vëllimin, bëhet më i dendur, rrasallitet; kund. çngjeshet. Ngjishet toka. Është ngjeshur tepër.
2. vetv. Afrohem shumë pas dikujt a pas diçkaje, shtrëngohem. Ngjishem pas murit. Ngjishej pas s’ëmës. Ngjishen njëri pas tjetrit.
3. bised., vetv. Ha sa ngopem mirë; marr me shumicë diçka, dendem. U ngjeshënngrëni. Hëngri sa u ngjesh. U ngjesh paq.
4. vetv. Mbruhem, gatuhem. Një komb, që është ngjeshur me gjak e lot.
5. pës. e NGJÉSHI. Ngjishet me dorë.
Sin.: dendësohet, rrasallitet, rrasitet, tryset, dendet, thuket, tulatet, afrohem, pakselem, rrasem, ngucem, puqem, tulitem, shtrëngohem, ngushtohem, shtypem, grumbullohemi, ngrydhemi, gërbulem, mbushem, ngopem, zhdëpem, rrushkullohem, zhulatem.

PAKSELJE

PAKSÉLJ/E,~A f. Veprimi kur paksel ose kur pakselem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.