Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pakrye”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAKRYE

PAKRÝE (i, e) mb. 1. I pakokë.
2. Që të çon deri në një farë vendi dhe nuk vijon më tej, që nuk të nxjerr gjëkundi, i verbër. Rrugë e pakrye. Shteg i pakrye.
3. fig. bëhet pa u menduarparë ose pa e ditur se si do të dalë a si do të përfundojë; që nuk çonpërfundimefrytshme. Punë e pakrye. Rrugë e pakrye.
4. fig. vepron e sillet pa mendkokë, që nuk mendohet mirë para se të bëjë diçka; i pamend, i patru. Njeri i pakrye.
Sin.: i pakokë, i verbër, i pamend, e padalë, i pamenduar, i pastudiuar, i papeshuar, i pabukë, i padobishëm, i pabulmet, i pabereqetshëm, i patru.

PAMEND

PAMÉND (i, e) mb. 1. gjykon e vepron pa mendkokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që bën. Njeri i pamend.
2.është bërë pa e menduar mirë; që është bërë nga një njeri, i cili nuk gjykon drejt e thellë. Punë (sjellje) e pamend. Veprim i pamend.
3. si em. Ai që gjykon e vepron pa mendkokë, ai që nuk i mendon mirë ato që thotë e që bën. Ia la punën një të pamendi.
Sin.: i pakrye, i pamençur, i pamenduar, paarsyeshëm, i papeshuar, i nxituar, i trashë, i metë.

PAMENÇUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.