Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKRITIKÚESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakritikueshëm; vetia e diçkaje që është e pakritikueshme. Në dije e në shkencë nuk ka pakritikueshmëri.
PAKRITIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk ka të meta e dobësi për t’ia vënë në dukje, që nuk ka përse të kritikohet; i paqortueshëm; kund. i kritikueshëm. Mendim (qëndrim) i pakritikueshëm. E quan veten të pakritikueshëm.
✱Sin.: i paqortueshëm, i pagabueshëm.
PAQORTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është plotësisht sipas rregullave e kërkesave, që nuk ka asnjë të metë, që s’ka përse të qortohet; i pakritikueshëm. Sjellje e paqortueshme. Veprime të paqortueshme.
2. Që nuk mund të ndreqet a të përmirësohet. Gabime të paqortueshme.
✱Sin.: i pakritikueshëm, i pandreqshëm, i kënaqshëm, i pranueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë