Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKORRIGJUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakorrigjueshëm; vetia e diçkaje që është e pakorrigjueshme; kund. korrigjueshmëri.
PAKORRIGJÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pandreqshëm; kund. i korrigjueshëm. Njeri i pakorrigjueshëm. Gabim i pakorrigjueshëm.
PANDRÉQSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është prishur a është dëmtuar dhe nuk mund të ndreqet më; që nuk vlen më për punë; kund. i ndreqshëm. Orë e pandreqshme. Celular (tablet) i pandreqshëm. Shembje e pandreqshme.
2. Që nuk mund të përmirësohet dot më; që nuk mund të rregullohet a të vihet përsëri në vend; kund. i ndreqshëm. Nota të pandreqshme (në shkollë). Gabim i pandreqshëm. Kjo gjendje nuk është e pandreqshme.
3. edhe si em. Që ka hyrë thellë në një rrugë të gabuar e nuk mund të largohet prej saj, që nuk ka mundësi të sillet në udhë të mbarë; kund. i ndreqshëm.
4. edhe si em. Që ka vese e të meta të rënda e nuk mund të ndreqet; kund. i ndreqshëm. Mashtrues i pandreqshëm. Nuk ka nxënës të pandreqshëm. I pandreqshmi mbetet i pandreqshëm.
✱Sin.: i pakorrigjueshëm, i paqortueshëm, i papërmirësueshëm, i pariparueshëm, fatal, i paedukueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë