Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONSUMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të konsumohet; kund. i pakonsumueshëm. Analizat treguan se uji është i konsumueshëm. Pas datës së skadencës, produkti nuk është i konsumueshëm.
PAKONSUMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i konsumueshëm; i papërdorshëm; kund. i konsumueshëm. Qumësht i pakonsumueshëm. Sallam (mish) i pakonsumueshëm.
PAPËRDÓRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në gjendje të keqe ose i papërshtatshëm për ta futur në punë; që nuk mund të përdoret për diçka; kund. i përdorshëm. Enë e papërdorshme. Teprica të papërdorshme,
✱Sin.: batall, i papijshëm, i pangrënshëm, i pakonsumueshëm, i pashfrytëzueshëm, i papërshtatshëm, i pakollajshëm, i pavolitshëm, i vjetruar, i prishur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë