Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKOLLÁJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i kollajshëm; i pavolitshëm; kund. i kolljashëm. Bisedë e pakollajshme. Afrim i pakollajshëm.
PAPËRDÓRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në gjendje të keqe ose i papërshtatshëm për ta futur në punë; që nuk mund të përdoret për diçka; kund. i përdorshëm. Enë e papërdorshme. Teprica të papërdorshme,
✱Sin.: batall, i papijshëm, i pangrënshëm, i pakonsumueshëm, i pashfrytëzueshëm, i papërshtatshëm, i pakollajshëm, i pavolitshëm, i vjetruar, i prishur.
PAVOLÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk përdoret dot me lehtësi, që nuk të volit (për një vegël, një mjet etj.); kund. i volitshëm. Mjet i pavolitshëm.
2. edhe fig. Që të pengon mjaft, që s’të lejon të lëvizësh a të veprosh me lehtësi; që vështirëson arritjen e diçkaje; i papërshtatshëm; kund. i volitshëm. Vend i pavolitshëm. Kushte të pavolitshme. Kohë e pavolitshme. Çast i pavolitshëm. Mot i pavolitshëm. Gjendje e pavolitshme.
✱Sin.: i pakollajshëm, i papërshtatshëm, i papërdorshëm.
VËSHTÍRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të bëhet me vështirësi, i vështirë. Punë e vështirshme. Gjendje e vështirshme. Kushte të vështirshme. Jetë e vështirshme.
✱Sin.: i vështirë, i zorshëm, i pakollajshëm, i mundimshëm.
VËSHTÍRË (i, e) mb. 1. Që kërkon shumë mund, përpjekje e punë për ta bërë, për ta kryer, për ta zgjidhur a për ta mësuar; i rëndë, i zorshëm; kund. i lehtë. Punë (detyrë) e vështirë. Problem i vështirë. Tekst i vështirë. Operacion i vështirë. Rol i vështirë. Gjuhë e vështirë.
2. Që mund të kalohet me mundime e me vështirësi, që paraqit rreziqe; që kërkon punë të rënda, që të sjell mundime, vuajtje, shqetësime, etj. Kohë e vështirë. Ditë të vështira. Çast i vështirë. Gjendje e vështirë. Rrethana (kushte) të vështira. Jetë (jetesë) e vështirë. Rrugë e vështirë. E vuri në pozita të vështira. E ka të vështirë është a ndodhet në vështirësi.
3. Që kërkon shumë punë e kujdes për ta edukuar a për të ndikuar tek ai; kokëfortë; i prapë. Njeri i vështirë. Me karakter të vështirë.
4. edhe fig. I pështirë. Ilaç i vështirë. Njeri i vështirë.
✱Sin.: i rëndë, i zorshëm, i pakollajshëm, i mundimshëm, i zahmetshëm, kokëfortë, i prapë, i ashpër, i pështirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë