Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zvogëloj numrin, e bëj më pak sesa ishte; kund. shtoj, shumoj. E pakësoi tufën (bagëtinë).
2. Zvogëloj vëllimin a sasinë e diçkaje, e bëj më të paktë; ul. E pakësoi ujin. I pakësoi shpenzimet. E pakësoi prodhimin. E pakësoi ngarkesën.
3. Ul vrullin ose shkallën e shfaqjes së diçkaje, e bëj të bjerë. Pakësoi vrullin. Pakëson dhembjet.
4. Zvogëloj forcën a shpejtësinë; dobësoj. E pakësoi shpejtësinë. Pakëson trysninë. E pakësoi vëmendjen (kujdesin).
5. I jap më pak se më parë; ia shkurtoj, i heq një pjesë. Ua pakësuan rrogat. Ia pakësoi bukën. Ia pakësoi dozën.
✱Sin.: pakoj, zvogëloj, zbres, ul, rralloj, firoj, mej, ngushtoj, kufizoj, dënoj, lehtësoj, pakoj, dobësoj, mpak, zbeh, platit, vak, shkurtoj, lenoj, ha, thjeshtoj, shfryj, katandis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë