Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRALLËKÚSH pacak. Ndonjë njeri i rrallë, pakkush. Rrallëkush tregonte histori si ai. Rrallëkush mund të shpëtonte pa qeshur nga humori i tij. Si rrallëkush si asnjë tjetër.
✱Sin.: rrallënjeri, rrallërob, rrallëshpirt, pakkush.
RRALLËNJERÍ pacak. Rrallëkush. Rrallënjeri e kishte kuptuar se ç’do të ndodhte më pas. Si rrallënjeri si asnjë tjetër.
✱Sin.: rrallëkush, rrallërob, rrallëshpirt, pakkush.
RRALLËRÓB pacak. Rrallëkush, rrallënjeri. Rrallërob lexonte libra si ai.
✱Sin.: rrallëkush, rrallënjeri, rrallëshpirt, pakkush.
RRALLËSHPÍRT pacak. Ndonjë njeri i rrallë, rrallëkush. Rrallëshpirt i kishte folur ashtu si ai.
✱Sin.: rrallënjeri, rrallërob, pakkush.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë