Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMBALAZHÍM,~I m. 1. Veprimi kur ambalazhoj ose kur ambalazhohet diçka.
2. Mbështjellja ose paketimi i mallrave të ndryshme për ruajtje, për bartje, për dhurim etj. Ambalazhimi i mallrave (i duhanit, i alkoolit, i kafes). Ambalazhimi në arka (në shishe). Punëtorët e ambalazhimit. Bëj ambalazhimin. Teknologjia e ambalazhimit. Shpenzimet e ambalazhimit. Ambalazhimi i produkteve ushqimore. Linjë moderne ambalazhimi. Ambalazhim fizik. Ambalazhim ushqimor. Ambalazhim industrial. Ambalazhim kozmetik. Ambalazhim ekologjik. Standardet ndërkombëtare të ambalazhimit.
3. Ambalazh.
✱Sin.: mbështjellje, paketim.
AMBALAZHÚES,~E mb. Që ambalazhon; që shërben për të ambalazhuar diçka. Pajisje (aparat, makinë) ambalazhuese. Makineri ambalazhuese automatike. Lëndë ambalazhuese ekologjike. Letër ambalazhuese. Paketim ambalazhues për ilaçe.
RICIKLUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i riciklueshëm. Material që siguron riciklueshmëri të plotë. Paketim me riciklueshmëri të lartë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë