Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYSH,~I m. sh. ~A, ~AT [DYSH,~I m. sh. ~E, ~ET] 1. Shifra dy (2); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkroi dyshin. Mblodhi dy dysha. Hoqi dyshin nga pesa.
2. Send a njeri që shënohet me shifrën dy. Dysh spathi (në lojën me letra). Dyshi luajti mirë (sport.). Vë dyshin (në domino).
3. vjet. Nota 2, që ishte nota pakaluese në sistemin e vlerësimit të dijeve me pesë nota në shkollë. Nuk ka marrë asnjëherë dysh.
4. vjet. Monedhë e vjetër turke që kishte vlerë të barabartë me dy pare.
♦ S’bën (s’vlen) asnjë dysh (diçka) nuk vlen fare, s’ka asnjë vlerë; s’të hyn fare në punë, s’ke ç’e do!; s’bën një lek; s’bën dy (pesë) para. Jam (mbeta) pa një dysh nuk kam asnjë lek, mbeta fare pa para; jam fishek.
NEGATÍV,~E mb. 1. Mohues; kund. pozitiv. Përgjigje negative.
2. Që është kundër diçkaje, që nuk e miraton diçka, që e hedh poshtë vlerën ose dobinë e diçkaje. Mendim (qëndrim) negativ. Prirje negative. Kritikë negative. Sjellje negative.
3. Që ndikon keq mbi dikë a mbi diçka, që nuk e ndihmon zhvillimin, që pengon, që ka veti të dëmshme. Kushte negative. Faktorë negativë. Ndikim negativ. Shfaqje (dukuri) negative. Shembull negativ. Pasoja negative.
4. Që nuk jep përfundimin e dëshiruar; që është i padobishëm dhe pa vlerë. Përfundime negative. Rezultate negative. Notë negative notë pakaluese në shkollë.
5. Që ka cilësi të këqija, të padëshirueshme; që nuk është i dobishëm ose që është i dëmshëm për shoqërinë; që ka qëndrim dhe sjellje të dobët; i keq. Njeri negativ. Tipare negative. Anët negative. Personazhe negative (let.)
6. fiz. Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë elektronesh, që ka elektricitet si ai që formohet duke fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. pozitiv. Ngarkesë negative. Elektricitet negativ. Tension negativ. Pol negativ.
7. mat. Që është më i vogël se zeroja, që ka shenjën - (minus) përpara. Numër negativ.
8. mjek. Që nuk ka shenja bakteresh, mikrobesh etj. në analizat e laboratorëve; që nuk është i prekur nga një sëmundje. Test laboratorik negativ. Biopsia doli negative.
✱Sin.: mohues, mosmiratues, pengues, i padobishëm, i pavlefshëm, i padëshirueshëm, i dëmshëm, i keq, i shëndoshë, i pastër, pakalues, i pakalueshëm.
NÓT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Vlerësimi i shkallës së njohurive ose i sjelljes së nxënësve, i shprehur me një numër. Notë e mirë (e keqe, e dobët). Notë kaluese (pakaluese). Notë negative notë pakaluese. Nota mesatare. Nota e sjelljes (e përparimit). Nota vjetore. Libreza e notave. Ul (zbres, ngre) notën. Vlerësoj me notë. Dal me nota të mira. Dhjeta është nota më e lartë, ndërsa pesa është notë kaluese. Në një sistem tjetër vlerësimi njëshi është nota më e ulët dhe pesa është nota më e lartë.
PAKALÚES,~E mb. 1. Që nuk kalon në një klasë tjetër më të lartë; mbetës; kund. kalues. Nxënës (student) pakalues.
2. Që është i pamjaftueshëm për të kaluar nga një klasë a kategori më e ulët në një tjetër më të lartë (për notën). Notë pakaluese.
3. gjuh., hist. Jokalimtar. Folje pakaluese.
✱Sin.: mbetës, i pakalueshëm, i pamjaftueshëm, jokalimtar.
►RRËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen, drejtpeshimin ose kur ndesh një pengesë, bie pa dashur; gremisem; shembem; kund. ngrihem. U rrëzua gardhi. U rrëzua misri. U rrëzua mbi akull. Qe rrëzuar në rrugë. Qe rrëzuar përdhe.
2. vetv. Bie nga një vend më i lartë në një më të ulët, këputem nga lart poshtë. U rrëzua nga çatia. U rrëzua nga makina. U rrëzua nga një degë. U rrëzua nga shkëmbi. U rrëzua në gropë.
3. vetv., vet. v. III Shqitet, hiqet, shkëputet nga një vend a nga e tëra, bie. Në vjeshtë rrëzohen gjethet. Rrëzohen lulet.
4. fig., vetv. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin a vendin që kisha; bie. Rrëzohet qeveria. Rrëzohet nga fuqia. Rrëzohet nga kategoria. sport.
5. fig., vetv. Humbas fuqinë a shëndetin, ligështohem, dobësohem. Iu rrëzua trupi. Ishte rrëzuar shumë kohët e fundit.
6. vetv. Zbres nga një krahinë më e lartë dhe shkoj për pak kohë në një vend më të ulët, ulem. U rrëzuan në qytet. Qenë rrëzuar nga malësia për një jetë më të mirë. U rrëzuan poshtë.
7. bised., vetv. Marr notë pakaluese, nuk kaloj (në provim). U rrëzua në një lëndë. Nuk është rrëzuar në asnjë provim.
8. pës. e RRËZÓJ.
✱Sin.: përmbysem, plandosem, hiqem.
RRËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Shtyj ose godas me forcë dikë a diçka që është në këmbë dhe e bëj të bjerë përdhe, hedh poshtë; shemb përdhe; kund. ngre. Rrëzoi një shok duke luajtur. I ati rrëzoi murin e vjetër. Tërmeti rrëzoi disa ndërtesa. Rrëzoj lojtarin kundërshtar. E rrëzoi përdhe. E rrëzuan pyllin i prenë drurët e pyllit, e prenë pyllin. E rrëzoi me një të goditur. Era kishte rrëzuar grurin.
2. kal. E bëj të bjerë poshtë dikë a diçka që është në një vend të lartë, e hedh a e lëshoj nga një vend i lartë, e heq a e këput nga vendi që të bjerë përdhe; gremis. E rrëzoi nga shkallët. E rrëzoi nga makina. E rrëzoi kali. Rrëzojnë gurë nga mali. E rrëzoi në greminë. Era i rrëzoi gjethet. I rrëzoi kokrrat me shkop.
3. kal. Bëj që të bjerë në tokë diçka që është në ajër a që fluturon. Rrëzoi një aeroplan (një helikopter). Rrëzuan një raketë.
4. fig., kal. Përmbys me forcë dikë a diçka, bëj që të bjerë nga fuqia, i heq pushtetin ose e largoj nga një vend që kishte zënë a ku e kishin zgjedhur; heq. E rrëzuan mbretin. E rrëzuan senatin. E rrëzuan nga froni. E rrëzuan me kryengritje.
5. fig., kal. Hedh poshtë një mendim, ide etj., nuk e pranoj, tregoj që diçka është e padrejtë, e gabuar, e papranueshme ose pa vlerë; e kundërshtoj, e mohoj. Rrëzoj një mendim (një ide, një koncept, një tezë). Rrëzoj kërkesën e padisë. drejt. Rrëzoj vendimin.
6. kal., vet. v. ІІI. Nuk e mban, e lë të bjerë, e lëshon. I rrëzon gjethet në dimër. Molla i rrëzoi kokrrat.
7. kal., vet. v. ІІI. Bën që të hiqet a të bjerë nga vendi i zakonshëm, shtie (për flokët, dhëmbët etj. nga një sëmundje). Sëmundja e keqe ia rrëzoi flokët.
8. kal., vet. v. ІІI. E bën të humbasë fuqinë a shëndetin; e ligështon, e dobëson; e vë poshtë. Sëmundja e rrëzoi shpejt. E rrëzoi pleqëria. E kishin rrëzuan hallet.
9. fig., kal. Tregoj që dikush nuk ka vlerë ose merita, e ul poshtë, cenoj. I rrëzoi autoritetin. Mos ia rrëzo nderin kujt!
10. bised,. kal. I vë notë pakaluese, nuk e lë të kalojë (në provim). E rrëzoi në provim. E kishte rrëzuar në një lëndë.
11. bised,. kal. E ul poshtë, e zbres nga një vend më i lartë në një më të ulët. E rrëzoi mallin nga raftet. I rrëzuan dhitë nga mali.
✱Sin.: lëshoj, plandos.
♦ Të rrëzon nga *kali (dikush). E rrëzoi (e uli) *përtokë (dikë a diçka). E rrëzuan (e zbritën) nga *piedestali (dikë a diçka) libr. Rrëzon *yjet (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë