Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALLAJÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej me një shtresë të hollë kallaji faqen e brendshme të një tenxhereje a të një ene tjetër prej bakri etj.; ngjit a vesh me kallaj diçka metalike të pakallajisur. Kallajis tenxheren (gjymin, legenin).
2. bised. Fëlliq a përlyej dikë a diçka (një pjesë të fytyrës a të trupit me baltë etj.); ndot. Kishte kallajisur fytyrën (faqet).
3. fig., bised., iron., tall. I jap diçkaje (një sendi, një pune etj.) një lustër a një shkëlqim të jashtëm, duke fshehur të vërtetën ose realitetin; rregulloj një punë në njëfarë mënyre, sa për sy e faqe ose për të mashtruar; i bëj lajka dikujt. E kallajisi në njëfarë mënyre. Na kallajisi me broçkulla.
✱Sin.: ndot, fëlliq, përlyej, lustroj.
PAKALLAJÍSUR (i, e) mb. Që nuk është kallajisur (për enët prej bakri); kund. i kallajisur. Kazan i pakallajisur. Tepsi (tenxhere, kusi) e pakallajisur.
PALÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk është larë me ujë e sapun a me ndonjë lëndë tjetër; i ndotur, i fëlliqur; kund. i larë. Me duar të palara. Me fytyrë të palarë. Rroba të palara. Enë (pjata) të palara.
2. Që nuk është larë me lëndë kimike (për filmat). Film i palarë.
3. fig. Që nuk i është kthyer të zotit ose atij të cilit i takon; i pashlyer. Borxh i palarë. Detyrimi palarë. Gabim (faj) i palarë.
✱Sin.: i ndotur, i fëlliqur, fëlliqash, i papastër, pis, i pistë, palavan, palavaq, palavojkë, morrash, i pashlyer, i pandërruar, i pazhvilluar, i pakallajisur, i papaguar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë