Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ATROFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobësohet, rrëgjohet, thahet dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit, mosqarkullimit të gjakut, mosfunksionimit për një kohë të gjatë të një organi a të një indi të organizmit ose plakjes. Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora. Iu atrofizua truri.
2. fig., libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a më pakësohen aftësitë krijuese. I atrofizohet frymëzimi. Iu atrofizuan aftësitë.
✱Sin.: dobësohem, ligështohem, rrëgjohem, zvogëlohem, pakësohem, humbas, tkurrem, mpihem, venitem, vyshkem.
►SHTÓHEM jovep., SHTÓVA (u), ~SHTUAR 1. vetv. Rritem nga numri, bëhem më shumë sesa jam, shumohem; kund. pakësohem. Shtohen radhët e ushtrisë. Shtohet popullsia. Janë shtuar gratë mjeke. Shtohet numri i nxënësve. Shtohen shtëpitë e reja (fabrikat, uzinat).
2. vetv. Shumëzohet duke u riprodhuar (për qeniet e gjalla). U shtuam në shtëpi më lindi edhe një fëmijë. Jemi shtuar shumë. U shtofshi e u shumofshi! ur. Derrat shtohen shpejt. Shpendët shtohen me vezë. Si shtohen peshqit?
3. vetv., vet. v. III I rritet vëllimi a i zmadhohet sasia diçkaje; bëhet më i madh, zmadhohet. Shtohet prodhimi (puna, eksporti). U shtohen fitimet. I shtohej kapitali. Iu shtua rroga.
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i fortë, përforcohet; rritet (një veprim, një ndjenjë, një veti a një cilësi). I shtohet shpejtësia. I është shtuar bukuria. Më shtohet gëzimi (dashuria, hidhërimi). I është shtuar oreksi.
5. pës. e SHTOJ.
♦ Iu shtua *oreksi (për diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë