Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DONATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. etnogr. I bëj a i përgatit pajën; pajoj. E donatisi të bijën me plaçkë të madhe.
2. Stolis, ormis. Doli hëna mbi hënë, / Nis e ëma të bijën, / Ç’e nisi, ç’e donatisi, / Me ca fjalë ç’e qesëndisi. (folk.). Bukuria nuk është në fis, lum kush di ta donatisë. (fj. u).
✱Sin.: pajoj, zbukuroj, stolis, ormis, hijeshoj.
PAJÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap me vete dikujt diçka që i nevojitet ose që i shërben për një punë a për një veprimtari të caktuar. I pajisi me vegla. Pajis me ushqime (me rroba, me këpucë). I pajisën me letërnjoftime (me vërtetime).
2. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një dege të prodhimit a të ekonomisë me të gjitha makineritë e mjetet e domosdoshme. Pajisën fabrikën me makineri (me aparate).
3. I vë diçkaje pjesët e duhura plotësuese që të punojë për nevojat e caktuara. E pajisën linjën e prodhimit të lëngjeve.
4. I vë orenditë; e plotësoj me orendi a me sende të tjera të nevojshme. Pajis një zyrë. E kishte pajisur bukur shtëpinë.
5. fig. I jap dikujt dije ose i ngulit pikëpamje a shprehi të caktuara që i vlejnë në jetë e në punë. I pajisi me njohuri (me dije). I pajisi me edukatë (me kulturë).
6. fig., vet. v. III I jep disa veti të mira ose aftësi të veçanta. E ka pajisur natyra me talent (me bukuri të rrallë).
✱Sin.: pajoj, armatos, jap, mbush, nozulloj, dhuroj, plotësoj, ngulis, vë, brumoj, brumos, fal.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë