Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT etnogr. 1. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej. Pajë e madhe. Paja e nuses (e vajzës). Nuk sjellin më pajë me vete.
2. bised. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë. I mbeti pajë.
3. Secila nga anët e barrës së kafshës së ngarkuar.
4. edhe fig. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë.
✱Sin.: vargare, përqi, barrë, prikë, detyrë, përgjegjësi, peshë.
♦ M’u bë (më mbeti) pajë (dikush a diçka) m’u ngjit e nuk më ndahet, më zuri e nuk më lëshon; më mbeti mua në ngarkim, duhet ta mbaj a ta zgjidh unë; më mbeti (më ngeli) në derë. Ma bëri pajë (dikë a diçka) ma la mua ta mbaj e të përgjigjem për të, ma përplasi e s’e largoj dot, ma vuri mua si barrë. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) (dikë) e shporri, e përzuri me të keq; e hoqi qafe. E mori *pajë (me vete) (diçka) keq. i mbeti përgjithnjë si njollë, nuk i hiqet më, iu ngjit e s’i ndahet.
VARGARÉ,~JA f. sh. ~E, ~ET etnogr. 1. Varg me florinj që var nusja në qafë; gjerdan. Me vargare në qafë. Vargare nusesh.
2. Paja e nuses, paja që merr me vete nusja dhe e çon në shtëpinë e burrit kur martohet. Vargaret e nuses. I dha vargare të madhe. Vargaret e nuses ishin shumë të bukura.
✱Sin.: varëse, vargcë, pajë, çejz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë