Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKATALEPTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me akatalepsinë; i pakuptueshëm; i paimagjinueshëm. Teori (ide) akataleptike. Fakte akataleptike.
PAIMAGJINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të imagjinohet, që ka përmasa, forcë etj. të jashtëzakonshme, i papërfytyrueshëm; kund. i imagjinueshëm. Hov (sulm) i paimagjinueshëm. Suksese të paimagjinueshme. Vështirësi të paimagjinueshme.
PAPËRFYTYRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk merret dot me mend; që nuk mund të përfytyrohet; që ka përmasa, forcë etj. të jashtëzakonshme; kund. i përfytyrueshëm. Arritje të papërfytyrueshme. Vështirësi të papërfytyrueshme. Rrëmujë e papërfytyrueshme.
✱Sin.: i paimagjinueshëm, i paperceptueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë