Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pahit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FRESKOJ

FRESK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjfreskët, i heq pakngrohtët (për motin ose mjedisin); sjell freski. Shiu e freskoi motin. Freskoj oborrin me ujë.
2. Bëj që ta ndiej vetenfreskët; ndiej freski. Era i freskonte fytyrën.
3. fig. Ringjallmendje, ripërtërijkujtesë diçka që ka të bëjë me të kaluarën. Freskoi kujtimet.
4. v. III, fig. Përtërin e ringjall forcat fizikedikujt, këndell; çlodh. Gjumifreskon
5. fig. Plotësoj me të dhënat më të reja, ripërtërij; e bëj më të gjallë diçka, gjallëroj. Freskoi dijet (njohuritë).
6. fig. E bëj më të gjallë e më të këndshëm për syrin; i jap shkëlqimëmbël (për ngjyrat). I freskuan ngjyrat.
Sin.: flladit, pahit, këndell, ringjall, ripërtërij, gjallëroj.

PAHIT

PAHÍT (PAHÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Hedh drithin në erë që të pastrohet nga pahu. Pahit grurin (misrin, orizin, elbin).
2. kal. Ajros rrobat etj. që të mos myken. Pahit duhanin.
3. kal. Shkriftoj a kreh leshin duke e bërë gati për ta tjerrë.
4. kal. I bëj fresk dikujt. Pahitsëmurin. Pahite pak!
5. jokal. Rri pa fjetur gjithë natën.
Sin.: freskoj, thinj, hedh, ajros.

PAHITEM

PAHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbulohem me pah, bëhem me pah në kokë e në trup. U pahit duke situr miellin.
2. vetv., vet. v. III Ngrihet e shpërndahet si pluhur (për miellin etj.). Pahitej miellimulli.
3. vetv., vet. v. III Zë pah a myk kur nuk ajroset (për gjethet e duhanitvarg). U pahit duhani.
4. vetv. Flladitem, freskohem.
5. vetv. Thinjem.
6. vetv. Lodhem sa më zë gjumi.
7. pës. e PAHÍT.
Sin.: freskohem, flladitem, thinjem, përmiellem, ngrihet, shpërndahet, myket.

PAHITJE

PAHÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pahit ose kur pahitem.
2. Mbulim me pah. Mu duk sikur pashë në pahitjen e grimcavepadukshme.
3. Freskim.
4. Thinje.
Sin.: freskim, thinje.

PRAHIT

PRAHÍT vep., ~A, ~UR kal. Pahit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.