Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paharrueshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMSHËM

ÁMSH/ËM (i), ~ME (e)I mb. 1. është i pavdekshëm. Perëndi e pavdekshme. Shpirt i pavdekshëm.
2. fig. I pavdekshëm, i paharrueshëm; që nuk harrohet kurrë; që mbahet mend përgjithmonë për ç’ka bërë. Kujtimeamshme. Dashuri e amshme. Vepraamshme. Heronjamshëmhistorinë e atdheut. Pushonpaqen e amshme. Dashuria e nënës është e amshme.
Sin.: i amshueshëm, i pavdekshëm, i përjetshëm, i pamortshëm, i pashuar, amshor.

HARRUESHËM

HARRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mundmbahet mend; që harrohet; kund. i paharrueshëm.

PAHARRUAR

PAHARRÚAR (i, e) mb. Që nuk harrohet, i paharrueshëm; kund. i harruar. Ngjarje e paharruar. Vite të paharruara. Çast i paharruar. Ka mbetur i paharruar.

PAHARRUESHMËRI
PAHARRUESHËM
PASHLYER

PASHLÝER (i, e) mb. 1. Që nuk është shlyer (për një borxh a detyrim); kund. i shlyer. Borxh (detyrim) i pashlyer. Hua e pashlyer. Pjesa e pashlyer e kreditit.
2. fig. Që ka mbetur a që ruhet i gjallë, që nuk është fshirë a nuk është harruar; i pashlyeshëm. Ndjenja të pashlyera. Gjurmë të pashlyera. La përshtypje (mbresa) të pashlyera. Kujtim i pashlyer.
Sin.: i papaguar, i palarë, i pambuluar, i paharruar, i gjallë, i pashlyeshëm i pakthyer, i paharrueshëm.

PASHLYESHËM

PASHLÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mundhiqet, të fshihet a të lahet (për një njollë etj.); kund. i shlyeshëm. Njollë e pashlyeshme. Shenjë e pashlyeshme (e plagës).
2. Që nuk mundshlyhet (për një borxh a detyrim). Borxh (detyrim) i pashlyeshëm. Shumë e pashlyeshme.
3. Që s’mundlihetheshtje a mënjanë, që s’mundmohohet; kund. i shlyeshëm. Dëshmipashlyeshme.
4.është tepër i rëndë e nuk mundlahet me punë, me sjelljemirë a me ndonjë mënyrë tjetër, që mbetet si njollë përgjithnjë. Faj i pashlyeshëm. Turp i pashlyeshëm.
5. fig. mbetet i gjallëkujtesë për një kohëgjatë, që nuk mundharrohet, që nuk mundhiqet nga mendja, nga zemra etj.; i paharrueshëm; kund. i shlyeshëm, i harrueshëm. Ndjenjapashlyeshme. La përshtypje (mbresa, gjurmë) të pashlyeshme. Kam kujtimepashlyeshme.
Sin.: i pashlyer, i paharrueshëm, i gjallë.

PAVDEKSHËM

PAVDÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. jeton, që s’vdes kurrë; kund. i vdekshëm. Shpirti i pavdekshëm. Njeriu s’është i pavdekshëm.
2.ruhet përgjithmonë, që nuk shlyhet nga kujtimet kurrë; i përjetshëm. Vepër e pavdekshme. U i pavdekshëm.
Sin.: i përjetshëm, i pamort, i pavdirë, jetëgjatë, i rrojtshëm, i pashlyeshëm, i paharrueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.