Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pah”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKSENTOJ

AKSENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Theksoj. Aksentoj tingujt. - Aksento rrokjen e fundit! Aksentoj notën e parë të çdo takti.
2. libr. Vë në pah diçka, vë në dukje diçkarëndësishme, i jep diçkaje rëndësiveçantë. Aksentoj çështjen kryesore.
Sin.: theksoj, përforcoj, nënvizoj, veçoj, shquaj, dalloj.

AKTAKUZË

AKTAKÚZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. drejt. Dokument zyrtarpërmbandhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehurigjyq; aktpadi. Aktakuza e prokurorit. Ngritja e aktakuzës. Prokurori dorëzoi aktakuzën në gjykatën kompetente. Shqyrtimi i aktakuzës. Lexohet aktakuza. Konfirmimi i aktakuzës. Pranon (kundërshton) aktakuzën. Refuzimi i aktakuzës, nga ana e gjykatës.
2. fig. Vepër e shkruar a veprim, që nxjerrpah anët e dobëta e të errëta të një organizate etj. dhe që i godet këto ashpër. Aktakuzë e rëndë (e fuqishme, e pamëshirshme). E hodhi poshtë aktakuzën.

APOSTROFOJ
BOKËRRIDHE

BOKËRRÍDH/E,~JAII f., arb. Zbokthi i flokëve, shqimth, hedhë, pah. Copëza bokërridhe.
Sin.: zbokth, shqimth, hedhë, pah, pall, pitër, vrokth.

BORË

BÓR/Ë,~AI f. kryes. nj. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Reshje atmosferikebie nga retë flokë-flokëtrajtë kristaleshbardha; shtresa e bardhë e këtyre flokëve, që mbulojnë vendin aty ku bien; dëborë; bardhole, bardhoshe. Borë e madhe (e dendur). Borë e imët (e ngrirë, e qullët). Borë e thatë. Borë e kuqe borë që ka marrë ngjyrën e kuqe për shkakdisa mikroorganizmaveatmosferës. Bora e parë. Borë e vonë. Borë e përhershme (e përjetshme, shekullore). Bora e pleqërisë (poet.) thinjat e pleqërisë. Shi me borë. Flokë (fije, kristale, fjolla) bore. Lule bore (bot.). Top (shuk, lëmsh) bore. Ortek bore. Shtresë bore. Re bore. Shtrat bore llohë. Pah (endë) bore. Ujë bore. Kodër bore. Tufan bore. Vija e borës kufiri deri ku qëndron bora edheverë. Zog bore (zool.). Ana e borës ana e veriut. Mal me borë. Bie (hedh) borë. Çaj borën. Ngjit (zë) bora. Zbardhi bora. Zuri bora borën. Shkasborë. Shkrin si boradiell. I bardhë si bora. Shkëlqen si bora. Si duroj, veç unë e di, / tretem si borashi. (folk.). Mali më i madh ka borëshumë. (fj. u.). Malet e larta mbajnë borënkurriz. (fj. u.). Vera me lule, dimri me borë. (fj. u.). Bora është jorgani i bimës. (fj. u.). Bora e bardhë është, por e dhjesin qentë. (fj. u.).
2. meteo. Erë e fortë dhe e ftohtë e veriperëndimit, që fryn nga Adriatiku.
Sin.: dëborë, bardhole, bardhoshe.
U bëra borë shih u bëra akull1. M’u zemra borë shih m’u zemra akull. Më ka rënë borakrye jam thinjur (nga pleqëria). Kur të bjerë bora e kuqe kurrë, asnjëherë; kur të pjellë mushka; kur të bjerë shi i kuq; kur të bëhet ylli hënë. Borë në maj (në diell) diçka e papritur e që kalon shpejt, që nuk zgjat; diçka pa jetëgjatë, që zhduket brenda një koheshkurtër. *Mal me borë. Si të marrë bora si të vijnë rrethanat, si të jetë puna, merr për mirë a për keq. E nxin edhe borën (dikush) përb. është shpirtlig, është zemërzi, u do të keqentjerëve; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrënzezë; e ka shpirtin të zi.

BULOK

BULÓK,~UII m. Pah, zbokthi i kokës.

BYRMAGË

BYRMÁG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pah mielli i ngjiturfaqet e murevemulliritdrithit.

DAL

DAL vep., DÓLA, DÁLË 1. jokal. Shkoj nga një vend i mbyllur, i rrethuar etj. jashtë tij, duke i kapërcyer caqet e tij; shkoj nga brenda jashtë; kund. hyj, futem. Dal nga shtëpia (nga dhoma, çadra, nga zyra, nga fabrika, nga miniera). Dal nga autobusi. Dal nga qyteti (nga fshati). Dal nga deti. Doli nga pylli. Doli nga vatha (nga stalla). Doli nga strofulla (nga vrima, nga shpella). Doli nga streha (nga hija). Dal nga rreshti (nga radha). Uji (gazi) del me forcë (me shpejtësi) nga gypi. Tymi del nga oxhaku. Doli nga rrethimi.
2. jokal. Largohem përgjithmonë a përkohësisht nga një vend ku kam qenë, nga një mjedis i caktuar ose nga radhët e një kolektivi; kund. hyj. Dal nga puna (nga zyra) në orën katër. Nxënësit dolën nga shkolla. Dolëm vonë nga mbledhja. Bëj (marr) të dal.
3. jokal. Shkoj në një vend zakonishthapur, lë një vend e shkoj në një vend tjetër me një synimcaktuar; vete në një vend e qëndroj atje ose lëviz nëpër të për të mbaruar një punë; vete e zë vend diku. Dal shëtitje (rrugëve, fushave). Dolën malit. Dal nëpër ara. Dalpazar. Dal për gjah. Dal me shërbim. Dilte çdo mbrëmje. Dallundrim (në det të hapur). Dalpunë. Dalkrye (në ballë). Doli te burri u martua. Nuk para del.
4. jokal., vet. v. III Buron nga diçka; vjen jashtë nga një send ose duke u shkëputur prej tij. I dolën jargë nga goja. I dolën djersët (lotët). Po del tym. I del avull nga trupi. Rrëshira dilte nga e çara e trungutpishës. S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.). S’del dhjamë nga pleshti. (fj. u.).
5. jokal. Përhapet; rrezatohet. Dalin shkëndija. Del dritë. Del një erë e mirë.
6. jokal., vet. v. III Shfaqet e duket; lind. Doli dielli (hëna). Doli drita. Dolën xixëllonjat.
7. jokal. Ndeshem a piqem me dikë, vete ta takoj, ta pres etj.; vete diku për një qëllimcaktuar; paraqitem para dikujt; dukem diku ku me shohingjithë; paraqitem. Doli para gjyqit (në gjyq). Doli para spektatorëve. I doli përparabirit. I doli përpara makinës. Doliskenë (në televizor). I doli një ujk. I dolipritë. Na doli përpara papritur. Doli ta priste (ta përcillte). - Nga na dole kështu?
8. jokal., vet. v. III vjen përpara, ndeshem me të; shfaqet (edhe fig). Na doli një punë. U doli një vështirësi (një pengesë, një e papritur). Na dolën ca telashe. I doliëndërr. Më del para syve e kaluara. doli ujku mu përpara.
9. jokal., vet. v. III Shkëputet e largohet diçka nga vendi i vet, hiqet nga vendi ku është futur a është mbërthyer, ikën. I doli rrota qerres (karrocës, biçikletës, makinës). I doli vida (doreza). I doli bishti sëpatës (lopatës). I doli pyka (gozhda). Doli dera (dritarja) nga vendi. Doli peri nga gjilpëra. Dolën shtizat nga sythat.
10. edhe fig., jokal. Kapërcej kufijtë e zakonshëm, nuk përmbahem brenda caqevecaktuara, zgjerohem, shtrihem; vet. v. III vërshon; shmanget. Doli nga rruga. Doli treni nga binarët. Doli topi nga fusha (sport.). Doli lumi nga shtrati. Guri del pak jashtë (nga vendi). I kanë dalë kockat (mollëzat). Doli nga tema (nga rendi i ditës). Doli përtej caqevediçkaje. Del jashtë mundësive (të drejtave) tona.
11. jokal., vet. v. III Prishet, shkëputet e bie nga vendi i vet; ikën diçka, humbet, nuk është më ose bëhet më e dobët, nuk e ka më forcën e mëparshme; zbeh. I doli boja tryezës. I doli kallai enës. I doli fundi kusisë. I doli ngjyra (boja) basmës (fustanit, murit). I doli shija (lezeti). I doli era.
12. edhe fig., jokal., vet. v. III Zbulohet e duket diçka, pasi i është hequr ose është grisur ajo që e mbulonte a e fshihte. I doli tabani tokës. I dolën themelet shtëpisë. I dolën gjunjët (bërrylat, gishtërinjtë). Doli e vërtetashesh.
13. jokal., vet. v. III Mbin, rritet a shfaqet diçka; duket, shpërthen; më shfaqet (një sëmundje etj.). Doli gruri (misri). Ka dalë bari. Dolën sythat. I dolën dhëmbët (flokët). I doli mjekra. I dolën thinjat. I doli një xhungë (një i thatë). I doli verdhëza (bised.). I ka dalë lija (bised.).
14. bised., jokal., vet. v. III Mbaron, përfundon; ikën. Doli dimri (janari). Doli kisha (mesha) (fet.).
15. jokal. Shkëput lidhjet me të tjerët; iki nga një organizatë, nga një lidhje etj.; largohem nga një punë, nga një lojë etj.; lë. Doli nga organizata. Doli nga Lidhja (nga Traktati). Dal nga loja (nga gara). Doli nga puna. Doli nga lufta (nga beteja). Dolivete u veçua, u shkëput.
16. jokal., vet. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). ikën, më largohet, nuk e kam më; nuk është më (edhe fig.). I doli inati (zemërimi). I doli gjumi. I doli pija (rakia). I doli narkoza. I doli frika. Doli nga moda. Doli nga përdorimi (nga qarkullimi). Më mirë të të dalë syri sesa nami. (fj. u.).
17. edhe fig., jokal. Shpëtoj nga një gjendje e vështirë, e kapërcej diçkakeqe, një rrezik etj. Dolën nga rreziku. Doli nga kurthi. Dolëm nga prapambetja. Doli nga kllapia. Dolëm nga dimri. Nuk del nga kriza.
18. fig., jokal., vet. v. III Nuk mbetet diçka e fshehtë a vetëm në një rrethmbyllur, por bëhet e njohur edhe për të tjerë; përhapet. Doli e fshehta (sekreti). I doli gënjeshtra (rrena) sheshit. I dolënpalarat. Doli lajmi anembanë. I doli nami për të mirë (për të keq). Doli fjala e morën veshgjithë. Doli fjala nga dhëmballa, e merr vesh e gjithë mëhalla. (fj. u.).
19. jokal., vet. v. III E ka burimin, buron, rrjedh (për lumenjtë etj.); vjen (edhe fig.). Drini i Zi del nga Liqeni i Pogradecit. Doli naftë (ujë). Lajmi ka dalë nga burimesigurta. Urimi i del nga zemra.
20. jokal., vet. v. III Merret, nxirret a lind prej diçkaje; formohet; është prodhim i dikujt, prodhohet. Vaji del nga ulliri (nga lulja e diellit). Nga vezët dalin vemjet. Uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin. Nga shtresa e brendshme e kokosit del glukozë. Sapo doli nga fabrika.
21. fig., jokal. Kam prejardhjen shoqërore, vij nga një shtresë a klasë shoqërore, rrjedh. Ka dalë nga fisi i dëgjuar.
22. jokal., vet. v. III Botohet; shpallet. Doli një roman i ri. Doli gazeta. Doli vendimi (urdhri).
23. jokal., vet. v. III Vihetshitje, në qarkullim etj. Dolën domatet (portokallet).
24. jokal., vet. v. III edhe fig. Vjen si përfundim i diçkaje, vjen si pasojë, si rrjedhim a si rezultat; rrjedh; paraqitet. Del si përfundim (si pasojë, si rrjedhim) i veprimit të tij. Del e nevojshme (e domosdoshme). Tashti delplanparë... Doli ndryshe puna. Prej kësaj del se... S’doli gjë ajo fjalë. S’del gjë prej asaj pune (nga ai njeri). Nga kërkimet s’doli ndonjë gjë e re. S’të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjetbën. Çdo gjë doli ashtu siç ishte parashikuar.
25. fig., jokal., vet. v. III Vjen në një përfundim, gjen zgjidhjenkërkohet a që dëshirohet, përfundon; zgjidhet. Përfundimi doli mirë. S’i dolën llogaritë. Na doli numër i madh. Ushtrimi nuk del nuk zgjidhet.
26. fig., jokal. Arrij në një përfundimcaktuar; bie a vij në një gjendje (të mirë a të keqe). Ndeshja doli 2-1 për ekipin vendës. Dal faqebardhë. Doli fitues (fitimtar). Doli i pari. Dolën barabar. Doli i mundur. Doli mirë (keq). Si dole? Doli i pafajshëm. Doli me humbje (deficit). Daltë për mirë! (ur.). Doliselamet (bised.). Dolilirim (vjet.) u lirua nga shërbimi ushtarak. Dalpension shkëput përgjithnjë marrëdhëniet me qendrën e punës me të drejtë pensioni.
27. fig., kal. Jam i aftëpërballoj a të kryej një punë, një detyrë etj.; e kryej mirë një punë duke kapërcyer pengesa e vështirësi; jam i zoti e i aftë ta kundërshtoj, ta mposht a ta mund dikë; mund t'ia kaloj dikujt; mund t'i vihem përballë a të ballafaqohem me dikë në një punë etj.; përballoj, kaloj, shkoj. A ia del dot asaj pune? S’ka njeri që t’ia dalë. S’ia del dot me fjalë (me të keq). - Si ia dole kësajpërpjete?
28. fig., jokal. Fitoj një profesion, pasi kam kryer një shkollë dhe kam përvetësuar dije e shprehicaktuara; bëhem, arrijjem. Doli inxhinier (mjek). Doli teknik i mesëm.
29. fig., jokal. I hyj diçkaje ose shkoj diku me vullnetin tim; marr përsipërbëj diçka. Doli vullnetar. Doli i pariolimpiadë. Doli dëshmitar (dorëzanë). Doli kundër dikujt a diçkaje.
30. fig., jokal. E tregoj veten se ç’njeri jam, më dalinsheshmirat a të këqijatkam nëpërmjet sjelljes e punës sime. Doli njeri i mirë (i keq). Doli i zoti (trim, burrë i mirë). Doli i pabesë (tradhtar, batakçi).
31. jokal., vet. v. III Duket si është pasi provohet a pasi kontrollohet diçka, rezulton. Pjepri doli i ëmbël. Arra doli fyçkë. Veza doli e prishur. Ura doli e shëndoshë. Kali doli i fortë (zevzek).
32. jokal., vet. v. III Është i mjaftueshëm, mjafton, arrin. Del për një fustan (për një bluzë). Del edhe një jelek. S’i dolën paratë. Nuk më del koha. Mezi u dilte për të ngrënë. A na del mielli? Në mos del, tepron (shaka.) do të bëjmë si do të bëjmë, të mos qahemi. Hesapi i shtëpisë nuk delpazar (fj u.).
33. jokal., vet. v. III E ka drejtimin diku, të nxjerr a të çon në një vend a në një drejtimcaktuar. Shkallët dalinkopsht. Kjo rrugë delsheshin qendror.
34. fig., jokal., vet. v. III Bëhet ashtu siç mendohej a parashikohej, vërtetohet; kryhet. I doli fjala. Do që t’i dalë e vetja. Ëndrrat nuk dalin.
35. fig. Kam një qëllimcaktuar, synoj diku; qëlloj, godit. - Ku do të dalësh? - Prit, se aty do të dal! Gjithë debati dilte tek edukimi i fëmijëve.
36. fig., jokal., vet. v. III I jepet a i caktohet dikujt diçka (një mundësi, një e drejtë, një rast etj.), i shfaqet mundësia për diçka. I doli bursa (e drejta e studimit). I doli emërimi. I doli fati vajzës (vjet.) u fejua e u martua.
37. bised., kal., Kapërcej. Doli lumin me not. Doli pragun.
38. jokal., vet. v. III Sipas kuptimeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 15, 17, 26-29. Këtej nuk dilet. Dilet lehtë. Do t’i dilet mbanë edhe kësaj pune. Nuk i dilet përpara.
Sin.: shkoj, largohem, lë, vete, lëviz, buron, shkëputet, vjen, përhapet, rrezaton, shfaqet, duket, lind, ndeshem, piqem, takohem, pres, ikën, hiqet, shtrihem, zgjerohem, shmangem, vërshon, prishet, dobësohet, bie, zbehet, humbet, zbulohet, mbin, rritet, shpërthen, mbaron, përfundon, mësohet, kuptohet, rrjedh, pikon, botohet, shpallet, qarkullon, paraqitet, shitet, prodhohet, zgjidhet, rezulton, bëhem, diplomohem, formohet, mjafton, arrin, sos, vërtetohet, provohet, synon, qëllon, jepet, caktohet, kapërcen, kalon, përshkon.
Doli nga *ama (dikush). Dal në *anë. I doli *asi (dikujt) libr. S’i kanë dalë (s’i kanë plasur) *arpallëkët (dikujt) iron. I doli *bakri (dikujt) keq. Doli (u ngrit) nga *balta (dikush). I ka dalë (i ka mbirë) *bari (në faqe) (dikujt). Doli nga *bataku (dikush). Dal nga *binarët. Dolën *bishta. I doli *boja (dikujt) keq. Doli (u bë) *bollë (diçka) krahin. I dola *borxhit (nga borxhi) (dikujt). Doli në *botë (dikush). Doli nga *brazda (nga hullia) (dikush). Dal në *breg. Dal në *cekë. I doli *çika (diçkaje) krahin. Doli *çirak (dikush) vjet. dalë ku të dalë! lendodhë çfarëdojë (kur dikush vendosbëjë diçkamundketë pasoja jo të mira); bëhet ç’të bëhet!; tym të bëhet!; ku rafsha mos u vrafsha!; ja hop, ja top!; ja shyt, ja fyt!; ku ta nxjerrë trapi (dikë); gjysma e mijës pesëqind! Ka dalë nga *defteri (dikush) shpërf. S’del për *dere (dikush). Doli në *diell (dikush). doli nga *dora (dore, duarsh, nga duart) (dikush a diçka). Doli në *dritë (dikush a diçka). Doli *duarbosh (dikush). Doli (mbiu) nga *dheu (dikush a diçka). S’i kanë dalë (ende) *dhëmbët (dikujt) shpërf. I doli *emri (dikujt). I doli (i ra) *era (diçkaje). Doli në *faqe. Ia doli në *faqe (dikush). Ka dalë *fare. I doli *fati (dikujt). Doli (iku) nga *faza (dikush) bised. I doli *filli (diçkaje). doli nga *fiqiri (diçka). Ka dalë nga *fiqiri (dikush) keq. Del nga *fjala (del fjale) (dikush). I kanë dalë *fjalë (dikujt). I doli *flaka (diçkaje). Doli me *flamur (dikush). dolën *fletë. I doli *fryma (dikujt). I ka dalë *fryma (diçkaje). I dal në *fund (diçkaje). Doli në *fushë (diçka). doli *gorricë (diçka). S’del *gjë (nga dikush). doli *gjuha një pëllëmbë (një pashë, nga vendi) tall. I doli *gjumi (dikujt). I dola *hakut (dikujt). Nuk më del *hesapi (llogaria). Doli në *hënëz (dikush). doli nga *hiri (dikush a diçka). Doli nga hullia (nga *brazda) (dikush). doli nga *hundët (për hundësh) (diçka). (Hëngri) sa i doli nga *hundët (për hundësh) (dikush). Ia do *hunda (dikë a diçka). I doli (i vajti) *huq (dikujt). I doli *içi (diçkaje). Dal *jashtë euf. Dal (vij) në *jetë. Dal (iki, ndahem) nga *jeta. I doli *kallaji (dikujt) keq. I dal (i rri) *kallkan (dikujt). Dola nga *këmisha. I doli *kësmeti (dikujt) vjet. I kanë dalë *kockat (dikujt). I doli *koka (diçkaje). I doli *kondakut (dikush) keq. Ka dalë (luajti) nga *kondaku (dikush) tall. Dal nga *kornizat libr. I dal (i bëhem) *krah (dikujt). dolën *krahë. I del *krehër (dikujt). doli (m’u ) *kripë (diçka). I doli *kripa (dikujt a diçkaje). Ia dal në *krye (diçkaje). Nuk i doli në *kut (dikujt). Doli pa u *lagur (dikush). Dola *i larë. I doli (i iku) *lezeti (dikujt a diçkaje). (Të bën) dalësh nga *lëkura (dikush). S’ka dalë nga *lëvozhga (e vezës) (dikush) mospërf. Dola *linjës. Doli nga *loja (dikush). doli (më ra) *lotaria. Sikur i del *lugati (dikujt) iron. I doli (i iku) *lyra (dikujt). doli *llapa tall., bised. Ia dal *mbanë (diçkaje). Nuk del në *mejdan (dikush) keq. doli (më iku) nga *mendtë (diçka). Doli *mendsh (dikush). doli nga *mendja (diçka). (Del) *mendje mbi mendje (dikush) iron. doli *mjekra. Dal nga *mosha. S’ka dalë jashtë *mureve (dikush). Doli (u nda) me *nder (dikush). Dal në *orbitë libr. Doli në *pah (dikush a diçka). Ka dalë në *pazar (diçka). I dolën *pendët (dikujt). I dal *përpara (dikujt a diçkaje). Nuk i dal (dot) *përpara (dikujt). S’ka dalë nga *pragu (dikush). Doli *puplash (dikush). I dolën *puplat (dikujt). doli nga *qejfi (dikush a diçka). Del në *reliev (diçka) libr. I ka dalë *rrënja (dikujt). I doli *rripi (dikujt) keq. vulg. Doli nga *rruga (rruge) (dikush). Doli në *sipërfaqe (dikush a diçka). I dal në *skaj (diçkaje). Doli në *skenë (dikush) libr. Doli (u largua) nga *skena (dikush) libr. Del nga *strofulla (dikush). dolën *sytë. del *syri (për dikë a për diçka). Nuk i dal në *sy (dikujt). I dolën *sytë (jashtë, nga vendi) (dikujt). Del në *shesh (diçka). Doli *sheshit (diçka). S’ka dalë nga *shpërgënjtë (dikush) mospërf. I doli *shpirti (dikujt). Dil o *shpirtdalësh! I doli *shtupë (dikujt). Në mos del, tepron shaka. do të bëj si të bëj, të mos qahem për vështirësitë ekonomike; do t’ia dal me ato që kam. Doli nga *terezia (dikush). dolën *trutë. I doli *tymi (diçkaje). Tym të dalë! (tymi le t’i dalë!). dolën* thinjat. S’i del gjë prej *thonjve (dikujt). Doli mbi *ujë (dikush). Dal në *va. Sikur ka dalë nga *varri (dikush). Dal nga *vetja. Doli (u ) më *vete (dikush). Del (vjen) *vetvetiu (diçka). Sa ka dalë nga *veza (dikush) mospërf. S’ka dalë nga *veza (dikush) mospërf. doli nga *zemra (dikush a diçka). I dal për *zot. *Fishek hyri e fishek doli (dikush) keq. *Hyjmë e dalim (me dikë). Si *hyri doli (dikush). Hyn me *mend e del pa mend (diku). Është dildalim (dikush) është kokëkrisur, nuk mendohet shumë për të bërë diçka; (është) si era e malit; e ka mendjen veri. Këtej i *hyn andej i del (dikujt) mospërf. Ka dalë në *mezhdë (dikush). Ka nisur t’i dalë *gjuha (dikujt) keq. del *syri (për dikë a për diçka). Nuk i dal në *sy (dikujt). dalshin (të plaçin) *sytë shar. I doli në *shteg (dikujt). Dola *shyt. Më dolën *trutë. I thotë *diellit ja dil a ja të dal (dikush). I doli *thonjsh (diçka a dikush). Doli udhe (nga udha, rruge, nga *rruga) (dikush). Doli nga *vallja (dikush). Doli nga *vatha (dikush). Nga një *vesh i hyn nga tjetri i del (dikujt). S’del *yndyrë (nga dikush).doli nga *zemra (dikush a diçka). I dal për *zot (dikujt a diçkaje).

DALLOHEM

DALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jam në një vend ku mund shihem ngatjerët; dukem. Aty nuk dallohej fare. Ende nuk dallohet mirë.
2. vetv., vet. v. III Jam i ndryshëm ngatjerët, kam disa tipare e veçorindryshme ngatjerët; shquhemkrahasim me të tjerët, bie në sy më shumë; del mbitjerët, delpah. Dallohet ngatjerët. Dallohet ndër shokët. Dallohet për shkathtësi. Dallohet si student i talentuar. Dallohet zëri i tij. Ishin veshurgjithë njësoj, nuk dalloheshin fare. Ari dallohetzjarr, miku provohet në në rrezik. (fj. u.).
3. pës. e DALLÓJ.

DRITË

DRÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Tërësia e rrezeve dhe e energjisëlëshon Dielli a një trup tjetër i zjarrtë etj., që kapet nga syri dhe e bëndukshme çdo gjë mbicilën bie; rrezatimdel e përhapet nga një trup, shkëlqim; ndriçimimerret me anëenergjisë elektrike; (fiz.) energjitrajtë valësh elektromagnetike me gjatësicaktuara, që kapen me anë të të parit; kund. errësirë. Dritë elektrike. Dritë e qartë (e fortë, e dobët). Dritë e bardhë (e gjelbër, e verdhë, e kuqe). Drita e Diellit (e Hënës). Drita e zjarrit (e llambës, e fishekzjarrëve). Dritë neoni. Rrymë (valë) drite. Burim drite. Rreze drite. Bën (lëshon) dritë. Zbehet (shtohet) drita. Morën dritë (bised.) u elektrifikuan. Drita dhe ngjyra. Grimcat e dritës. Natyra e dritës. Vetitë e dritës. Dendësia (shpejtësia) e dritës. Spektri i dritës. Përthyerja (thyerja) e dritës. Pasqyrimi i dritës. Teoria valore e dritës. Kur humba dritën, ç’e do syrin. (fj. u.). Hasmi nuk të vjen nëpër dritë. (fj. u.).
2. Burim ndriçimi që e bën mjedisin përrethndritshëm e të dukshëm, çdo mjetpërdoret për të ndriçuar. Dritat e qytetit (e fshatrave, e shtëpive, e rrugëve). Ndez (hap) dritën. Shuan (fik) dritën. Ndriçojnë (shkëlqejnë) dritat.
3. vet. nj. Koha që kur niszbardhë dita e deri kur perëndon dielli, ditë; kund. errësirë. Drita e mëngjesit. Doli drita agoi. U nis pa zbardhur drita. Me dritë kur është ende ditë, pa u errur. Me dritën e parë sapo zbardh. Dritëdritë nga mëngjesi i njërës ditëmëngjesin e ditësvjen pas, nga njëra ditëditën tjetër, me 24 orë.
4. vet. nj. Hapësirë a vend i ndriçuar; ana e ndritshme e diçkaje; kund. terr. Ana me (në) dritë e Hënës. Nxjerrdritë.
5. art., vet. nj. Pjesa më e ndritshme se të tjerat në një tablo, në një pikturë etj.; kund. hije. Dritë dhe hije. I jepshumë dritë.
6. fig., kryes. nj. Diçka që e zhvillon mendjen e njerëzve, që zgjeron njohjen e botës dhe pasuron dijet; dituri, zhvillim e përparim i madh arsimor e kulturor; diçka që të sjell gëzim e lumturijetë; kund. terr. Pishtari i dritës. Udha e dritës. Forcat e dritës. Sjell (përhap) dritën.
7. fig., libr., kryes. nj. Mënyrë vështrimi sipasdhënave ose sipas njohurivecaktuara; qartësimi i diçkaje nga kjo mënyrë vështrimi E pa në një dritë tjetër këtë problem. Në (nën) dritën e... duke u mbështetur në...
8. krahin. Pasqyrë.
9. si mb., fig. Shumë i pastër, që shkëlqen, pasqyrë. E bëri dritë shtëpinë (oborrin). I mban rrobat dritë.
Sin.: ndriçim, dritësim, agim, dituri, nur, pasqyrë, vetëtimë, xixë, xham, akull.
I bën drita avllia (dikujt) është mikpritës e bujar, të pret me gjithë zemër; e ka zemrën det. S’i bën dritë dielli (dikujt) është gjithnjë i pakënaqur e i mërzitur; nuk i shkojnë punët mbarë asnjëherë; nuk i qesh buza kurrë. T’u bëftë udha (rruga) dritë! ur.shkoftë gjithnjë puna mbarë!; paç jetëlumtur! Bën dritë (dikush) është shumë i bukur, shumë i zgjuar, shumë i ditur, shumë punëtor etj., shquhet e dallohet mbitjerët; shkëlqen ndër shokë nga bukuria (zakonisht për femrat); bën xixë; bën ferk. E bëj dritë (diçka) e laj a e pastroj sa të shkëlqejë nga pastërtia, e ndrit, e shkëlqej; e bëj pasqyrë; e bëj xixë; e bëj xham. çeli drita. 1. Më zuri mëngjesi diku, isha diku kur u gdhi. 2. Më erdhi fati i mirë, më në funderdhi lumturia. Dolidritë. 1. (diçka). U zbulua, u shfaq; u e qartë për të gjithë (e vërteta etj.); dolishesh; dolipah. 2. (dikush a diçka). Dolijetë, lindi dikush; u shfaq diçka; pa ditën. 3. (diçka). U botua, doliqarkullim (një libër etj.); pa dritën. 4. (dikush). Doli nga një gjendje e vështirë, shpëtoi nga hallet e ngakëqijat; arriti në një gjendjemirë ekonomike, kulturore etj.; dolidiell; dolifaqe. 5. (dikush). Përparoi, u diturua, u kulturua, u zhvillua; doli nga prapambetja a nga varfëria. Dal nga *errësiradritë. Në dritën e diellit në sy të të gjithëve; haptas, sheshit; pa u fshehur; në mes të ditës; ditën për diell2. Si drita e diellit shumë qartë, si të jetë sheshit, ashtu që e shohin a e kuptojnëgjithë (për diçkadukshme a të vërtetë). Dritëdritë nga mëngjesi i njërës ditëmëngjesin e ditës tjetër, nga njëra ditëtjetrën, për njëzet e katër orë; dielldiell. Dritëfundtunelit libr. shenjë shprese për të shpëtuar nga një gjendje shumë e keqe, shkëndijë a rreze shpëtimi, shenjëkemi mundësiarrijmë në një gjendje më të mirë. Në një dritë të re libr. nga një anë tjetër, në mënyrë më të plotë, të ndriçuarmirë; nga një pikëpamje tjetër e ndryshme. Drita e syrit (e syve). 1. Shikimi, të parët. 2. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë; diçka që e duam shumë dhe e kemishenjtë. Për dritën e syve! bet. dritështrembër libr. jo siç është, në mënyrëgabuar a të shtrembëruar; duke e shtrembëruarvërtetën. (E dua, e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë) shih (e dua, e ruaj) si sytë e ballit (dikë). Të ha në dritësyrit (dikush). 1. S’i trembet syri fare, nuk pyet për askënd, të kundërvihet pa frikë, ka guxim. 2. Nuk të ndahet sa të arrijë atë që do, ta kërkon diçka me këmbëngulje e deri në një, të qepet e s’të lë të qetë sa t’ia arrijë qëllimit; nuk e mashtron e nuk e gënjen dot që ta largosh, nuk ia hedh dot që të shpëtosh prej tij; s’ia ha qeni shkopin (dikujt). Hap (ndez) dritën jeshile (e gjelbër) libr. jap shenjën se e lejoj dikëveprojë, se mundbëhet diçka etj.; kund. hap (ndez) dritën e kuqe. Hap (ndez) dritën e kuqe libr. jap shenjën se nuk e lejoj dikëveprojë, se nuk mundbëhet diçka etj., e ndaloj, e pengoj; kund. hap (ndez) dritën jeshile (e gjelbër). Hodhi dritë (të re) (mbi diçka) libr. zbuloi dhe paraqitivërtetën; e ndriçoi dhe e sqaroi diçkamirë nga një këndvështrim tjetër, sollidhëna e njohuritjera; e vuridritë (diçka). I dha dritë (dikujt). 1. I dha dije, e kulturoi dhe e zhvilloi, e nxori nga prapambetja, nga padituria etj.; e nxori (e qiti) në dritë (dikë). 2. I dha gëzim e lumturi, e çeli, e lumturoi. Pastë dritë! ur. i ndrittë shpirti! E kam dritë në sy (dikë) e dua shumë; është shumë i shtrenjtë për mua; e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve); (e ruaj) si sytë e ballit. E ka dritën *të shkurtër (dikush). E la drita (dikë) u verbua; nuk sheh mirë më; humbi dritën e syve (dikush). E nxjerrdritë. 1. (diçka). E ndriçoj, e bëjqartë për të gjithë; e zbuloj; e nxjerrshesh; e nxjerrkrye; e nxjerrpah; e nxjerrfaqe. 2. (dikë). E lind; e bie (e sjell) në jetë. 3. (dikë). E nxjerr nga një gjendje e vështirë, e shpëtoj nga hallet e të këqijat. 4. (dikë). I jap dije, e zhvilloj, e bëjpërparojë a të bëjë një jetë më të mirë; i jap dritë (dikujt); e bëj çirak, edhe iron. Nuk nxjerr gjë në dritë (dikush) nuk është i zoti a i aftëbëjë gjë, nuk ka përfundimemira në një punë, s’ia arrin diçkaje; nuk ka sukses; nuk nxjerr gjë në krye. *Rreze drite. T’i shkelëshdritësyrit (dikujt) është shumë i urtë; duron shumë e nuk ndihet edhe kur i bën një të keqemadhe. Iu shkurtua drita e syve (dikujt). 1. Nuk sheh dot larg, iu dobësuan sytë (nga pleqëria a nga një sëmundje). 2. Nuk i kupton mirë gjërat dhe nuk arsyeton drejt. Pa dritën e diellit. 1. (dikush). Lindi, dolijetë; pa ditën. 2. libr. U shtyp, u botua (për një vepër); dolidritë. E vë në dritë (diçka) e paraqit a e sqaroj ashtu siç është, ia nxjerr vleratshesh, e ndriçoj; hedh dritë (mbi diçka). *Yll drite.

DUKJE
EKSTRAVAGANCË

EKSTRAVAGÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mënyrë sjelljeje e dikujttejkalon masën e normat shoqërore për të rënë në sy; sjellje e çuditshme e jashtë normales. U shfaq plot ekstravagancë. Ekstravagancësjellje. Veshjen e shallvareve e mendonim ekstravagancë.
2. Teprimveprime a në mendime shoqëruar me shpenzimemëdha. Ekstravaganca e artisteve. Ekstravaganca e bukurisë. Nxjerrpah ekstravagancën e vet. Unazatnxjerrinpah ekstravagancën dhe stilin tuaj.

HEDHË

HÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. sh. Pahu i hollë, që del nga misri kur e shkoqim a nga drithërat e tjerë kur i shijmë dhe i hedhim në erë. Hedhe misri. Hedhat e grurit. Hedhe orizi.
2. vet. sh. Pluhuri dhe ashklat e imëta, që dalin kur sharrojmë a kur zdrukthojmë një dru. Hedhe zdrukthi. Hedhe sharre.
3. krahin., vet. sh. Pluhuri dhe copat e imëtabaritthatë a të diçkaje tjetërshkoqur. Hedha sane. Hedha kashte. Hedha zjarri.
4. Zbokth. Hedhet e kokës.
5. Flok dëbore. Hedhe dëbore.
Sin.: flauri, pah, pall, pluhur, ashkël, zhul, tallash, zbokth, flok.

KRITIKË

KRITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Analizë, vlerësim a gjykim, që kryesisht vë në pah të metat e dikujt a diçkaje; vërejtje, qortim, fajësim. Kritikë e fortë (e butë). Kritikë e drejtë (e gabuar). Bëj kritikë dashamirëse (dashakeqe). U prek ( u lëndua) nga ajo kritikë. E pranoi (e mirëpriti, e hodhi poshtë) kritikën. E shprehu kritikën tërthorazi (drejtpërdrejt). Kam disa kritika për të. Nuk i kishte qejf kritikat. Jam dakord me kritikat e bëra.

2. Aktivitet intelektual që, bazuar në parime dhe metodologji të caktuara, synon të shqyrtojë dhe të gjykojë veprat e artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., duke vënë në pah arritjet dhe mangësitë; fusha e studimeve që merret me këtë lloj aktiviteti. Ka prirje për kritikë letrare (artistike). Merret me kritikën e artit, teatrit dhe filmit.

3. Artikull a studim kritik; recension. Botoi një përmbledhje me kritika.

4. filozof. Aftësi intelektuale që i lejon dikujt të formulojë gjykime objektive dhe analitike mbi fakte dhe çështje të një natyre morale, shpirtërore, historike etj.

5. përmbl. Të gjithë ata që merren me vlerësime a studime kritike.  Kritika letrare u tregua e rreptë. Kritika shkencore i bëri jehonë të madhe librit të tij.

Sin.: vërejtje, qortim, fajësim, recension.

LAKËS

LÁKËS,~III m. sh. ~, ~IT Ai që nuk e mban fjalën, ai që ikën nga përgjegjësia, dredhator. Ia doli ta nxirrtepah dredhinë e lakësit.
Sin.: dinak, dredhator.

MBIZOTËROJ

MBIZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. vendin kryesor, kam epërsi mbitjerët, zotëroj mbi gjithëtjerët (për dikë). Ai dëshironmbizotërojë në çdo situatë. disa rrethe mbizotërojnë moshat e vjetra për shkak të emigracionit.
2. jokal. dhe kal., vet. v. III Është gjëja kryesoredallohet, biepahshumë se pjesa tjetër, zotëron çdo gjë përreth, shquhet, sundon, mbisundon (për diçka). Qyteza mbizotëron gjithë vendin. Një tërësinë e veglave muzikore mbizotëronin daullet. Teknologjia po mbizotëron çdo aspektjetës. Në veshjen e saj mbizotëron thjeshtësia dhe eleganca. Kudo mbizotëron bardhësia e dëborës. Mbizotëronte një qetësi e madhe.
3. kal. E bëj zap, e vë nën kontroll dikë ose diçka, sundoj. Po mundohet t’i mbizotërojë instinktet. Mëshira ka mbizotëruar zemërimin e tij.

MENDJENGUSHTËSI

MENDJENGUSHTËSÍ,~A f. qenët mendjengushtë. Vë në pah mendjengushtësinë e dikujt. Vuan nga mendjengushtësia (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.