Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paguhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAHEM

CÁHEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Paguhem. Cahem për orëtkam punuar. Cahem çdo muaj.
2. pës. e CÁH.

HAKMERREM

HAK/MÉRREM jovep., ~MÓRA (u), ~MÁRRË vetv. 1. Shpaguhem për një dhunë, për një krim a për një padrejtësi, për një fyerje a kritikë etj., duke e ndëshkuar dikë a duke e dëmtuar me mënyrandryshme. Hakmerret për krimet e kryera.
2. etnogr. I marr gjakun dikujt sipas kulturës a zakonit të një vendi (kur ka armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh); gjakmerrem.
Sin.: shpaguhem, zhgjakësohem, paguhem.

HAKOHEM

HAK/ÓHEMI jovep., ~VA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shpërblehem për një punëmerret përsipër sipas një marrëveshjeje; shpaguhem për një punëkryer. U hakua për mundinpati. Ai nuk u hakua kurrë për punënbëri.
Sin.: shpërblehem, paguhem, shlyhem.

PAGIM

PAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur paguaj dikë a për diçka ose kur paguhem. Pagimi i qirasë (i borxhit). Sistemi i pagimit.
Sin.: paguar, pagesë, derdhje, shlyerje.

PAGUHEM

►PAG/ÚHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I kthej dikujt atë që i detyrohem, lahem me dikë. Nuk paguhem kurrë me të. Nderi nuk paguhet me para. (fj. u.).
2. vjet., vetv. Marr hakun a gjakun.
3. pës. e PAGÚAJ.
Sin.: paguaj, shlyhem, hakmerrem.

SHLYEJ

SHL/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fshij fare diçkashkruar a të vizatuar ose heq vija mbi të; e heq dikë nga një listë, duke ia fshirë emrin e tij ose duke hequr vija mbi të; shuaj. Shlyej me gomë. Ia shlyen emrin.
2. fig. Laj, paguaj një borxh a kryej një detyrim. Shleu llogarinë. Shleu borxhet (kredinë). I shlyen detyrimet ndaj shtetit. E shleu dënimin.
3. fig. E laj një gabim a një faj me një punëmirë, e bëj që të mos merretparasysh. Shlyej gabimin (fajin). Shlyej një përshtypje jo të mirë.
4. fig. Ia heq dikujt një masë ndëshkimoreishte marrë ndaj tij. Ia shlyen vërejtjen.
5. E shleu (e fshiu, e shoi, e hoqi,) nga defteri dikë a diçka.
Sin.: shuaj, fshij, zhduk, heq, mbuloj, laj, paguaj, krahashoj, paguhem, shpaguaj, zhdëmtoj, shpëlaj, resis.
E shlyej (e fshij) nga *kujtesa (dikë a diçka). E shlyej (e fshij) nga *mendja (dikë a diçka).

SHLYHEM

SHL/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv., vet. v. III Fshihet vetiu, zhduket, del (diçka e shkruar a e vizatuar); çngjyrohet. Shkrimi (vizatimi) ishte shlyerdisa vende. Janë shlyer bojërat (vijat, njollat).
2. fig., vetv., kryes. sh. I lajmë borxhin njëri-tjetrit, nuk i kam as më ka borxh a detyrim, lahemi. U shlyem bashkë? U shleva me të.
3. fig., vetv., vet. v. III Lahet, nuk merretparasysh. Këto gabime nuk shlyhen lehtë.
4. fig., vetv. Hiqet, shuhet, zhduket. Nuk i shlyhej nga mendja (nga kujtesa, nga zemra). Përshtypje që nuk shlyhen.
5. pës. e SHLÝEJ. Borxhi u shlye.
Sin.: zhduket, del, çngjyroset, çngjyrohet, hiqet, zhduket, shuhet, fshihet, shqitet, ndahet, parashkruhet, lahem, paguhem, shpëlahem, krahashohem, shkoqitem, hakmerrem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.