Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pagues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LIKUIDATOR

LIKUIDATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Shlyes, ai që bën likuidimin, ai që shlyen borxhet. Kjo shkresë nënshkruhet nga likuidatori dhe personat përgjegjës. Pjesa e mbetur e të dhënave i kthehen likuidatorit.
2. Ai që zhduk a asgjëson dikë a diçka; zhdukës, asgjësues.
3. si mb. Sipas kuptimeveemrit. Ç’janë këto terma likuidatore, ekstremiste?
Sin.: shlyes, pagues, zhdukës, eliminues, asgjësues.

MOSPAGUES

MOSPAGÚES,~E mb. Që nuk paguan për dikë a për diçka; kund. pagues. Subjektet mospaguese.

MOSPAGUES

MOSPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nuk paguan për dikë a për diçka; kund. pagues. Një mospagues taksash.

PAGATOR

PAGATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që u ndan pagat punëtorëve a nëpunësve, pagues.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.