Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pagrat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PADOBISHËM

PADOBÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk hynpunë për asgjë, që nuk është i dobishëm për diçka; kund. i dobishëm. Pjesa e padobishme e ushqimit.
2. Që nuk sjell ndonjë dobi, që nuk ka ndonjë vlerë, i kotë; kund. i dobishëm. Punë e padobishme.
Sin.: i padobi, i pavlefshëm, i pavlerë, i papërshtatshëm, i panevojshëm, i tepërt, i pafrytshëm, i pafryt, i pabukë, i pabukshëm, i pagratshëm, i pagrat, i pabulmet, i pabulmetshëm, i paefektshëm, i kotë, bosh, mufkë, tytosh, i zbrazët.

PADUK

PADÚK (i, e) mb. 1. Që nuk ka duk kur përdoret, që harxhohet shpejt; që nuk shton kur gatuhet. Miell i paduk.
2. I padobishëm; që shkon kot. Punë e paduk.
Sin.: i pagratshëm, i pagrat, i padobishëm, i paleverdishëm, i pabereqet, i kotë.

PAFRYTSHËM
PAGRAT

PAGRÁT (i, e) mb. 1. I paduk.
2. fig. I pagratshëm, i padobi, i paleverdi. Punë e pagrat.
Sin.: i paduk, i padobishëm, i pafrytshëm, i pagratshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.