Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PANJERÍ (i, e) mb. Që ka mbetur pa njeri të afërt, i shkretë; i vetmuar, i pabina, i pabinarë. Plakë e panjeri. Njeri i panjeri.
✱Sin.: i vetëm, i vetmuar, i pakënd, i pagjind, i pabinarë, i shkretë, shkretan, i shuar, shkularak, i paoxhak, i pabina, i shkulur, zjarrshuar, pragshuar, derëshuar, qyq, qyqar, derëmbyllur, derëkyçur, jetëshkretë, jetim, i parreth, i pagjini, i pataraf.
VÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është vetëm një; që s’ka tjetër të tillë si ai a si ajo (për fëmijë, vëlla ose motër); që s’ka tjetër të tillë. Djalë (bir, fëmijë) i vetëm. Vajza (bija, motra) e vetme. Kopja e vetme. Shpresa (mundësia) e vetme. Është i vetmi për (në)... dallohet mbi të gjithë, s’ka shok. E ruan si syrin e vetëm. Është kopja e vetme që ka biblioteka.
2. Që ka mbetur vetëm, që s’ka njerëz të afërm a farefis; që s’ka familje; që s’ka ndonjë që ta ndihmojë a të kujdeset për të; i vetmuar. Fill i vetëm. Ishte i vetëm. Jetonte i vetëm. Mbeti i vetëm.
3. Që është i veçuar nga të tjerët, që nuk rri bashkë me të tjerët, që ndahet veçan; që është pa shokë a pa shoqërues; që nuk ka ndonjë tjetër aty pranë. Udhëtar i vetëm. Edhe një i vetëm edhe vetëm një. Delen e vetme e ha ujku. (fj.u.).
4. Që është një i tërë dhe i pandarë; i bashkuar. Si një trup i vetëm. Shkruhet si një fjalë e vetme.
5. Që është i njëllojtë për të gjithë, i përbashkët; i njësuar. Një gjuhë e vetme standarde. Kanë një qëllim të vetëm. Një komb, një gjuhë.
6. Askush tjetër a asgjë tjetër përveç këtij ose kësaj, vetëm ky ose ajo (përdoret në trajtë të shquar përpara emrave). E vetmja kafshë në botë. I vetmi njeri që do. E vetmja dëshmi që njihet. I vetmi sport që më pëlqen.
7. Gjithnjë i njëjtë, i pandryshuar. Rrinte në një vend të vetëm.
✱Sin.: i panjeri, i pagjind, i pakënd, i shkretë, shkretan, derëshuar, i vetmuar, fillikat, fill, i mjerë, i gjorë, kukudh, tek, një.
♦ (E ruaj) si *qorri syrin e vetëm (dikë a diçka). (E ruaj) si *syrin e vetëm (dikë). Një *trup i vetëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë