Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EMËRTÚAR (i, e) mb. Që i është vënë një emër; që është emërtuar. Rruga e emërtuar me emrin e heroit. I përkasin asaj popullate të emërtuar arabike. Formësimi i strukturave të emërtuara kështu. Mënyra e paraqitjes së zhvillimit të veprimit të emërtuar nga folja.
✱Sin.: i quajtur, i thirrur, i emëruar, i pagëzuar, i titulluar.
SAPOPAGËZÚAR (i, e) mb. Që sapo është pagëzuar, që është pagëzuar pak kohë më parë. Fëmijë i sapopagëzuar. Uruan për vajzën e sapopagëzuar. Dimali i sapopagëzuar mirëpret vizitorët.
✱Sin.: i porsapagëzuar, i posapagëzuar.
SHENJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Ai që është shpallur shenjt. Emrat e shenjtorëve. Dyzet shenjtorët. U shpall shenjtor. Kalendari i shenjtorëve. Festa e gjithë shenjtorëve. Figura shenjtorësh.
2. fet. Një besimtar i krishterë i pagëzuar, anëtar i një kishe. Shenjtor i përkushtuar.
SHENJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Faltore, vend i shenjtë. Gërmimet arkeologjike kishin zbuluar themelet e një shenjtoreje. - Mos i dhunoni shenjtoret! Shenjtorja e të parit.
2. fet. Ajo që është shpallur e shenjtë, shenjtëreshë. Shenjtorja Nënë Tereza. Shenjtorja shqiptare.
3. fet. Një besimtare e krishterë e pagëzuar, anëtare e një kishe.
4. fig. Ajo që është simbol i mirësisë, i qetësisë, ajo që frymëzon. Fytyrë shenjtoreje. E zbehtë si shenjtore. Guxim prej shenjtoreje.
✱Sin.: faltore, tempull, kungë, kungore, hijerore, hyjnore, absidë, ajodhimë, hyjneshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë