Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AÇÍK,~E mb., bised. 1. Që ka ngjyrë të hapët, të çelët. Bojë açike. Pëlhurë açike.
2. keq. Që sillet e që vepron haptas në mënyrë jo të hijshme dhe pa respekt e konsideratë, që nuk përfill mendimin e njerëzve përreth, që nuk ka fare turp, që nuk i skuqet fytyra. Burrë açik. Vajzë açike. Sjellje açike. Është açike. Punë açike.
✱Sin.: i pacipë, cipëplasur, i pafytyrë, i paturpshëm, i ulët.
CIPËPLÁSUR mb. 1. Lëkurëplasur. Fik cipëplasur.
2. fig. Që e ka humbur ndjenjën e turpit, që i ka plasur cipa. Nuse (gra) cipëplasura.
✱Sin.: i pacipë, i paturp, turpemadh, i pafytyrë, cipëdalë, cipëngrënë, balash.
DALËBÓJE mb. 1. Që i ka dalë disi boja, që është zbërdhulur; që ka ngjyrë a bojë të zbërdhulët; i vjetruar a i dalë jashtë përdorimit. Pëlhurë dalëboje.
2. fig. Që ka humbur vetitë a cilësitë e mira; që i ka dalë në shesh fytyra e vërtetë; që s’ka pikë turpi; cipëplasur; i bërë bajat. Njeri dalëboje.
✱Sin.: i dalëboje, i zbërdhulët, i çngjyrosur, i zbardhur, i vjetruar, cipëplasur, i pacipë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i paturp, i pafytyrë, faqezi, bastard, i zvetënuar, i shthurur, i degjeneruar, i prishur, i zhvlerësuar, i shfytyruar, i përdhosur, i rëndomtë.
DELENXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., shar. 1. Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm; njeri i pandershëm, njeri pa karakter. - Qenka delenxhi! - Mos prit gjë të mirë nga delenxhiu!
2. bised. Lypës. Mbeti delenxhi tërë jetën.
✱Sin.: i poshtër, i paturp, i pasjellshëm, i pandershëm, dalëbojë, i pafytyrë, faqezi, maskara, pizeveng, lypës, përderës, lypsar, kalander, rrahaderës.
DELENXHÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Grua e poshtër, e paturp dhe e pasjellshme; femër e pandershme e pa karakter.
2. bised. Lypëse, përderëse.
✱Sin.: e poshtër, e paturp, e pasjellshme, e pandershme, e pacipë, e pafytyrë, faqezezë, lypëse, përderëse, lypsare, rrahaderëse, lëmoshtare.
MASKARÉSHË mb. f. Që është e poshtër, e pandershme dhe e pacipë. Femër maskareshë.
✱Sin.: e poshtër, e pacipë, e pafytyrë, e paturp, e pandershme, delenxheshë.
PACÍPË (i, e) mb. Që nuk ka fare turp, që nuk i skuqet faqja nga asgjë, që i ka plasur cipa, i paturp, i pafytyrë; që është karakteristik për një njeri cipëplasur, i ulët, i paturpshëm. Burrë i pacipë. Grua e pacipë. Punë e pacipë.
✱Sin.: i paturp, i paturpshëm, i pafytyrë, cipëplasur, cipëdalë, cipëngrënë, turpngrënë, turpemadh, i ulët, i paskrupull, i pamarre, i pabojë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, i shpërlarë, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, sorrak, i zdatur, lapërdhar, lapanjoz, zgjebarak, edepsëz, açik.
PAFYTÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pafytyrë. Shëmbëllim i pafytyrshëm. Manipulues i pafytyrshëm.
PAFYTYRËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i pandershëm, njeri i pafytyrë.
PAFYTYRËSÓR,~E mb. Që është i pandershëm, i pafytyrë.
PAMÁRRE (i, e) mb., bised. Që nuk ka marre, i paturp. Njeri i pamarre.
✱Sin.: i paturpshëm, i paturp, i pacipë, cipëplasur, i pafytyrë.
PATÚRP (i, e) mb. Që s’i vjen turp të bëjë diçka të pandershme a të thotë fjalë të pahijshme, që s’ka pikë turpi; i pafytyrë, i pacipë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri i paturp. Sjellje e paturp. Ishte i paturp. Gënjeshtar i paturp.
✱Sin.: i paturpshëm, i pacipë, i pamarre, i pafytyrë, i ulët, i pabojë, cipëplasur, cipëdalë, turpngrënë, cipëngrënë, turpemadh, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, i shpëlarë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, maskara, edepsëz, qepaze, açik, balash, sorrak, i zdatur, i paskrupull, i poshtër, cipëtrashë, faqenxirë, lapangjoz, rrufjan, delenxhi, kodosh, i shëmtuar.
PAÇÉHRE (i, e) mb. I pafytyrë, i paturpshëm. Njerëz të paçehre.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë