Fjalori

Rezultate në përkufizime për “paftuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKAÇOK

BARKAÇÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT përçm. Ai që shkon i paftuardasmë, bythec, bythaçok. S’pati barkaçokëdasmë.

BYTHAÇOK

BYTHAÇÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me vithemëdha, ai që i ka vithettrasha. -Luaj vendit, more bythaçok!
2. tall. Frikacak, tutës, dikush që s’ia mban bytha për të bërë diçkavështirë.
3. Njeri shkon i paftuar diku; bythec, barkaçok, qelepirxhi. Bythaçok dasmash ai që vete i paftuardasmë pas dikujt.
4. etnogr. BythaçIII
Sin.: frikacak, tutës, bythec, barkaçok, qelepirxhi.

FURACAK

FURACÁK,~E mb. 1.hyn a vete diku pa qenë i ftuar. Njeri furacak.
2. fig. përzihet kotpunët e të tjerëve, që fut hundët kot në një çështje. Burrë furacak.
Sin.: i paftuar, futësak.

FUTËSAK
MYSAFIR

MYSAFÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mik që vjenshtëpi për vizitë a për të bujtur; mik. Mysafir i nderuar (i shquar, i lartë). Mysafir i vonuar (i paftuar). Mysafirët e huaj. Mysafir nderi. Dhoma (oda) e mysafirëve. Erdhën mysafirët. Kemi mysafirë. Janë mysafirët tanë. Rri si mysafir nuk punon, rri sikur është mik i ftuar, nuk merr pjesë në një punë.

PAFTESË

PAFTÉSË (i, e) mb. Që nuk ka ftesë, i paftuar.

PAFTUAR

PAFTÚAR (i, e)II mb. Që nuk është ftuar në një pritje, në një gosti etj., që ka ardhur pa qenë i ftuar; kund. i ftuar. Miq (mysafirë) të paftuar. Kush shkon i paftuar, e gjenpashtruar. (fj. u.).
Sin.: furacak, futësak, i pagrishur.

PAGRISHËM

PAGRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pagrishur, i paftuar.

PATHIRRUR
PËRZORREM

PËRZÓRR/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. përb., vetv. Bredh i paftuar pas gostive, përzorr. U përzorr derëderë.
2. fig. Lëpihem, servilosem.
Sin.: përzorr, lëpihem, jargavitem, përvarem, përlëkurem, servilosem.

SHTUNAK

SHTUNÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mik i rastit, që e sjell punakalojë natën te dikush. I kishte ardhur një shtunak. Shtunak i ri.
2. vjet Ai që shkon i paftuargosti.
Sin.: mysafir, bujtës, bujtar, foler, mënor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.