Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAFTILLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ftillueshëm; që nuk mund të ftillohet, të sqarohet a të shpjegohet; kund. i ftillueshëm. Problem i paftillueshëm.
PAPERCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të kapet me anë të shqisave, i pakapshëm, jo i perceptueshëm; kund. i perceptueshëm. Gjëra të paperceptueshme.
2. Që nuk mund të kuptohet ose që është vështirë për t’u kuptuar. Figurë e paperceptueshme. Formulim i paperceptueshëm.
✱Sin.: i pakapshëm, i pakuptueshëm, i papashëm, i padukshëm, i padallueshëm, i paqartë, i pazbërthyeshëm, i paftillueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë